Gjilan, 8 tetor, NOA – Një tërmet i fortë ka tronditur orët e pata të mëngjesit rajonin e Gjilanit në Kosovë, goditjet e të cilit janë ndjerë deri në Prishtinë.
Lajmi i konfirmuar nga mediat kosovare bën me dijeni sesi tërmeti është ndjerë madje edhe në Luginën e Preshevës, edhe pse dridhjet e tokës ishin të lehta dhe me kohëzgjatje të shkurtër.
E ndërkaq, përveç Gjilanit dhe Preshevës, tërmeti është ndier edhe në Kumanovë dhe Shkup.
Sipas përllogaritjeve të Institutit Sizmiologjik Mesdhetar, tërmeti ka patur një magnitudë prej 4.4 të gradës Rihter dhe epiqendra e lëkundjeve sizmike u regjistrua në një distancë prej 9 kilometrash nga Presheva në një thellësi prej 2 kilometrash.
Ndërkohë, ende nuk ka raportime për dëme në njerëz apo dëme materiale.
n.e/NOA