Shkodër, 8 tetor, NOA Update – Një person ka mbetur i vdekur sot në qytetin e Shkodrës. Korrespondenti i Agjencisë NOA njofton se Pavlin (Dritan) Prrokni, 26 vjeç, është vrarë në pak minuta më parë pas një shkëmbimi zjarri me një tjetër person.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa mendohet se autori i vrasjes është Mark Njeza. Ngjarja ka ndodhur në një prej lagjeve të qytetit dhe nga shkëmbimi i zjarrit janë rrezikuar dhe persona të tjerë.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e zonës ku u krye krimi. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se autori i vrasjes Mark Njeza ka arritur të largohet para ardhjes së forcave të shumta të policisë.
Ndërkohë që ndalimi i tij është bërë nga vetëm një polic i ndodhur afër vendngjarjes.
Punonjësi i policisë e ka ndjekur Njezën për disa minuta duke arritur të prangos atë më pas.
Ndjekja është bërë në rrugët e qytetit dhe polici është përplasur dhe fizikisht me autorin. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e arsyeve që çuan në vrasjen e 26-vjeçarit.
a.k/NOA