English

Vocaj: Të rritet siguria fizike e ruajtjes së bankave

Tiranë, 8 tetor, NOA - Ditën e sotme, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj priti në një takim të veçantë drejtorin e një banke të vogël private në kryeqytet.

Ky takim u zhvillua për t’i shprehur mirënjohjen oficerëve të policisë së kryeqytetit, për rastin e parandalimit dhe kapjes së autorëve gjatë tentativës për vjedhjen e një filiali të saj, pranë 9-katësheve në Tiranë, pak javë më parë.

Ndërkaq, të pranishmit diskutuan për rritjen e bashkëpunimit me shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë fizike, rritjes së teknologjisë dhe rrjeteve kompjuterike, në funksion të garantimit dhe sigurisë së bankave të nivelit të dytë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë Tonin Vocaj, garantoi edhe njëherë se strukturat e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë punën e tyre, në funksion të garantimit të rendit publik, sigurimit të pronës dhe jetës së qytetarëve, duke i bërë të gjitha këto, në partneritet me grupet e interesit.

n.e/NOA

KOMENTE