English

Vrasja për gjakmarrje, versioni i plotë që jep policia

Reagon Kisha ne Shkoder

Shkodër, 8 Tetor 2010 NOA Update – Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në mesditë në këtë qytet ku për motive hakmarrjeje është ekzekutuar një i ri.

Ngjarja ndodhi rreth ores 13.00, në lagjen “Vasil Shanto”, të qytetit Shkoder, pikërisht ne nje nga rrugicat e kësaj lagjeje, ne vendin e quajtur “Gjuhadol”.

Në rrethana të papritura atje është vrare me arme zjarri, 28-vjeçari Dritan Prroni, banues ne Shkoder.

Në vendngjarje kane mbërritur shërbimet policore, te cilët janë vene ne ndjekje te autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes se shpejtë dhe veprimeve taktike te efektiveve policorë, eshte bere e mundur, rreth 100 metra larg vendit te krimit, neutralizimi, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i të vetmit të dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me armen e krimit tip pistoletë.

Mark Njemza, 21 vjeç, banues ne fshatin Botiç, rrethi Malësi e Madhe u kap nga një prej policëve që iu afrua në ndjekje dhe arriti ta neutralizojë vetëm pas një përleshjeje që zgjati disa minuta.

Nga veprimet e para hetimore, te kryera nga ana e policisë, rezulton se viktima, pasi eshte qëlluar nga Mark Njemza, eshte munduar t`i shmanget atij, dhe ka tentuar te hyje ne nje lokal privat aty prane, ku dhe ka ndërruar jetë.

Gjithashtu si pasoje e kesaj ngjarjeje ka mbetur i plagosur, pa rrekiz per jeten, nje banor i kesaj lagjeje, teksa po kalonte rastësisht ne ate zonë.

L. M., 59 vjeç ka marre plage ne kembe dhe eshte derguar menjehere ne Spitalin Rajonal Shkoder, ku dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, jashte rrezikut per jeten.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motivit te krimit.

Materialet ne ngarkim te Mark Njemza, do t’i kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqysore Shkoder, per vprat penale te “Vrasje me dashje”, “Plagosje me arme zjarri” si dhe “Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”

e.r/NOA

KOMENTE