(Këtë material e kisha përgatitur për takimin Europian të të gjithë shoqatave, ndër to edhe ato për të drejtat e njeriut. Ngaqë nuk pati fonde të mjaftueshme, me sa di unë, Ballkani u përfaqësua nga grekët!... Ndërsa në takimin e Malmos, ndonëse u bënë kursime deri në masën më të madhe, atje u mblodhën nga e gjithë Europa. Në këtë të Stambollit takim u bënë përgatitje të merrnin pjesë edhe nga një sërë shtetesh të Azisë dhe Afrikës, por nuk morën pjesë as edhe nga shumë shtete të Europës. U bë siç thotë një shprehje shqiptare “më ka çu nëna me la gojën.)”
Nga Akademik Ali Eltari
Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit
Ne, shqiptarët, në kohën komuniste, kemi pasur mundësi të pakta të njihnim të kaluarën e popullit tonë. Edhe më pak për lashtësinë. Kjo, për arsye, se në Shqipëri botoheshin shumë pak nga studimet e huaja për të kaluarën e popullit gjigant të ILIRISË. Edhe studiuesit shqiptarë kishin druajtje t’i hynin këtyre çështjeve, aq më tepër se tek ne nuk lejohej të flitej për patriotizmin e vërtetë, por flitej me fraza boshe e pa kuptim të një farë “atdhedashurie socialiste”, që askush nuk ia mësoi ndonjëherë kuptimin e vërtetë, përveç se të hiqet nga fjalori i shqiptarëve fraza atdhedashuri, sepse nuk mund të përfitonin qarqet sllave për të fuqizuar pansllavizmin.
Mbas ‘90, duke marrë pjesë në shumë takime ndërkombëtare Europiane, krahas pasurimit me dije të reja në fusha të ndryshme, kam mësuar edhe shumë e shumë nga vendasit ku kam qenë për kufijtë e lashtë të Ilirisë. Kështu, i ftuar nga Miqtë Ndërkombëtarë të Natyrës së Austrisë isha në fshatin malor austriak Maria Laguo. Ndonëse qëndroja bashkë me gjermanë dhe austriakë, vendasit tregonin më shumë vëmendje ndaj meje; më flisnin fëmijë dhe të rritur, të rinj e të reja, gra e burra, pleq dhe plaka. Kur na gostitnin, edhe ndonëse mund të isha në fund apo në mes të turmës, banorët vendas drejtohshin së pari tek unë.
Në një mulli, punëtori mekanik, që na tregoi për shfrytëzimin e ujit për të vënë në punë mjetet mekanike, nuk i shqiptonte mirë në gjermanisht fjalët, por ato tingëllonin të ngjashme më shumë me shqipen tonë sesa me atë austriake. Kjo më bëri të mendoj se mos vallë kjo popullatë ka vajtur atje para disa qindra vjetësh? Kur kërkova ndihmën e një miku tim austriak, për kuptimin e emrit të fshatit, i shkrova:
“ I dashur Gynter. Në gjuhën shqipe ne quajmë lugë atë që na ndihmon të marrim gjellën nga pjata. Nëse gërryejmë një trung për të dërguar ujë në anën tjetër të përroit, e quajmë lugu. Ndërsa, nëse kjo është tepër e madhe e shtrihet në mes të dy maleve e quajmë luginë. E theksoj këtë sepse fshati Maria Lugano është në mes të dy maleve, ndaj nëse do të vinte nga fjala shqipe do ta quaja Maria e Luginës.
Ai më ktheu përgjigjen.
“I dashur Ali! Fshati Maria Lugano dhe e gjithë krahina malore në Jug të Austrisë banohet nga Ilirë vendas, por ne jemi integruar në jetën e shtetit Austriak. Ajo që thua ti është e vërtetë, se fshati quhet Maria e Luginës. Edhe emri Maria nuk është gjermanisht, por ilirisht.”
E njëjta gjë më kishte ndodhur edhe me një austriak tjetër, Echehardi, i cili më tregoi se mbesa e tij i kishte flokët me nuanca të kuqërremta, që tregon për origjinën e saj ilire.
Mbas shumë vitesh miku im Gynter vjen në Shqipëri. Më bëri shumë përshtypje një fakt që dikujt tjetër mbase nuk do t’i binte në sy. Ai më dërgoi lajm dhe e takova në një klub te Tirana e Re. Ishte i shoqëruar nga konsulli dhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme Austriake. Më pritën shumë mirë, por u treguan shumë të vëmendshëm të mos mbetesha vetëm për vetëm me mikun. Megjithatë, sa do të kujdesshëm që u treguan, erdhi një rast kur ata ishin të zënë me një problem mes tyre. Në këtë kohë, tepër të shkurtër, miku im, si u bind që ata nuk po na vëzhgonin, më kërkoi t’i lexoja në gjuhën shqipe tabelat e dyqaneve nga kalonim, pastaj më tha t’ia përktheja. Ia plotësova dëshirën.
Tek lexoja ato në shqip vija re se fytyra e tij shndriste nga një dëshirë e zjarrtë që duket t’i kishte lindur prej kohësh. Ai ndjente lumturi të thellë si të ishte në një ëndërr që i ziente në shpirtin e tij prej fëmijërisë së hershme. Me siguri kishte ardhur në Shqipëri me dëshira të mëdha si të takonte stërgjyshërit e hershëm apo kushërinjtë e lashtë të qendrës së Ilirisë, por ruhej të mos e kuptonin austriakët e tjerë, që ishin vigjilentë. Dhe sapo ata mbaruan bisedën dhe u afruan, ky u bë i heshtur.
A nuk tregon kjo se edhe ata që e quajnë veten ilirë në shtetin Austriak kanë frikë të tregojnë ndjenjat e tyre për Ilirinë e lashtë dhe një farë ndjenje gati fetare për lidhjet me vëllezërit e largët shqiptarë?
Një herë tjetër isha në një takim në Bratislavë, të Republikës Sllovake. Mbasditen e fundit ishim të lirë dhe një vendase na këshilloi të vizitonim kështjellën ilire, që ishte më pak se dhjetë minuta nga hoteli. Shkova së bashku me Bujar Domin. Atje mbetëm të mrekulluar nga ndërtimi madhështor i kështjellës ilire në Bratislavë. Ajo ishte aq e ngjashme me të gjitha kështjellat e tjera që kam parë në Shqipëri, saqë, nëse nuk do të isha aq shumë larg Shqipërisë, do të mendoja se isha në një kështjellë tjetër shqiptare, që nuk e kisha vizituar më parë.
Kur isha në një takim tjetër rreth 19- 20 kilometra përtej Pragës, së Republikës Çeke, mësove se një vendas kishte një projekt që e kishte titulluar “Panonia.” Prej vitesh kisha mbledhur materiale për romanin historik “Në vitet e para të erës së re” që ja kushtoj kryengritjes së fuqishme ilire të Bato Desidiatit në vitet 6-9 të erës së re kundër romakëve. Për të shkruar atë më është dashur të kërkojë përhapjen e kësaj popullate të gjerë në treva të largëta të ilirëve. Kështu, që dija shumë gjëra për “Panoninë kryelartë” siç e quante një historianë romak, që jepte disa hollësi për atë kryengritje, por nuk dija me saktësi shtrirjen e asaj krahinë të fuqishme ilire. Sapo dëgjova se edhe ajo zonë ishte pjesë e Ilirisë së lashtë mbeta i habitur.
Por banori vendas, që sot e quan veten sllav, duke e ditur që unë vija nga Shqipëria dhe mendoi se u gabova, nxitoi të më sqarojë, se Panoni ishte tokë e lashtë Rumune. I shpjegova se përpara se të pushtohej Dakia nga romakët ata kishin të njëjtën gjuhë, zakone dhe veshje me shqiptarët, pra ishim e njëjti popull. Ia sqarova se edhe sot kryeqyteti i Rumanisë quhet Bukuresht, që shpjegohet nga fjalët shqipe “Është i bukur”, por që në të vërtetë është edhe fjalë e tyre e lashtë. Nga shkrimet e historianëve mësojmë se dakët e humbën gjuhën amtare në vitet shtatëdhjetë të shekullit të parë të erës së re. Ndërsa shqiptarët vazhdojnë të flasin gjuhën tepër të lashtë pellazge. Edhe se rumunët e kanë humbur gjuhën e lashtë, ata, ende edhe sot, kanë pa fund fjalë të pellazgjishtes së tyre.
Romanin “Në vitet e para të erës së re” e botova në 2 000 vjetorin e fillimit të asaj kryengritje të fuqishme kundër pushtimit romakë, më 2006, kur shteti shqiptar nuk u kujtua për këtë ngjarje madhështore. Por as edhe një gazetë apo televizion, shtetëror apo privat, nuk bëri qoftë edhe një kronikë sado të pa rëndësishme që ta përmendi atë ngjarje madhore për popullin iliro- shqiptar.
Një herë tjetër, në sa po kthehesha nga Spanja m’u desh të qëndroja më shumë se 7 orë në aeroportin e Milanos. Për të mos u mërzitur dola dhe vendosa të shëtis në fshatrat përreth. Kisha ecur vetëm disa dhjetëra metra jashtë aeroportit kur shoh një tabelë që më njoftonte emrin e fshatit ku po hyja. Mbeta i habitur dhe s’po i besoja syve. Fshati ku unë po shkoja quhej “VARROSH.” Pra, kishte qenë varreza, në të cilin preheshin shqiptarë të lashtë- Ilirianë. Kështu, ndonëse nën ndikimin e gjuhës artificiale latine, e mbështetur në ilirishten, popullata vendase e kishte humbur gjuhën amtare, megjithatë, ende mbeten tregues që shpjegojnë se kjo është popullatë vendase ilire.
E njëjta gjë më ka ndodhur kur isha në një takim ndërkombëtar për edukimin mjedisor në vendin e quajtur “Kodrio-Po” të Italisë. Vendi ishte kodrinor mbi lumin Po. Pra edhe kjo tregonte më së miri, se në atë vend, në kohët e lashta, është folur shqipja e bukur. Mbasi mbaroi takimi, duhet të rikthehesha në Shqipëri. Një zonjë më shoqëroi me makinën e saj deri në Trieste. Rrugës kaluam në një qytet që ndahej në mes të Italisë dhe të Sllovenisë. Emri i qytetit quhej Gorricë. E pyeta zonjën italiane për kuptimin e emrit të qytetit, por ajo, ndonëse ishte shumë e kulturuar, nuk ishte në gjendje të ma shpjegonte. Ato e kishin harruar prej kohe gjuhën shqipe, nga që për shekuj me sa duket u ndalohej të flitej ilirishtja. Për këtë arsye ia shpjegova se në gjuhën tonë quhet dardha e egër. Dhe i theksova se në kohët e lashtë, por edhe në ditët tona, shumë vendbanime e kanë marrë emrin nga bimët karakteristike të zonës. Me emrin Gorricë janë të njohura shumë fshatra në Shqipëri, madje edhe një lagje e qytetit të lashtë të Beratit. Por edhe kryeqyteti i Malit të Zi Pod-Gorricë (pra nën gorricë).
Kur arritëm pranë Triestes zonja italiane më tha se emri i lashtë i qytetit të saj ishte “Tergeste”. Kisha kohë që doja të dija ku ishte vendosur ky qytet i lashtë dhe nga që këtë e mësova krejt rastësisht, nga habia i rrash ballit me pëllëmbë të dorës. Si e mora veten nga gëzimi ia përktheva në shqip. Kur mësoi se emri i qytetit të lashtë në shqipe kishte kuptimin “Tregtar” mbeti e mrekulluar dhe më tha se edhe sot ky qytet është qendër tregtare. “Këtu vijnë nga shtete e Europës veriore për tregtinë me mallrat e sjella nga deti Adriatik. Edhe ata sjellin mallrat e tyre për t’i shitur , që shpërndahen në jug të Europës.”
Po atë ditë, hipa në trenin për në Bari. Pasi kisha bërë goxha rrugë vetëm, në një stacion hipi një zonjë dhe ndenjëm një kohë të gjatë pa folur. Për të thyer heshtjen e pyeta:
“Nga jeni zonjë?
“Nga Venecia”, m’u përgjigj ftohtë.
“Vendase apo e ardhur?”
“Vendase.”
Kur e pyeta nëse e quante veten ilire apo latine ma kthej pa u menduar gjatë, se ishte romane. Mbasi e sqarova se emri i Venecias ishte ilir, jo romak dhe popullsia vendase i takon të ishte ilire. I tregova edhe shumë hollësi nga lashtësia për atë zonë popullate. I shpjegova edhe se mbas më shumë se njëmijë vjetësh gjeni i tyre kishte mbetur po ai, ilirian. Mbasi dëgjoi shpjegimin tim, zonja veneciane jo vetëm që pranoi se ishte me origjinë ilire, por edhe më ftoi të shkoja si mik në familjen e saj dhe të më njihte me të shoqin: “Burri do të kënaqet të mësojë nga e kaluara ilire e Venedikut”- më tha.
Por unë isha vërtetë shumë i zënë, ana tjetër mentaliteti ynë shqiptar, që një burrë nuk mund të hyjë në një familje ku nuk jam i sigurt në se është burri i saj, më bëri të stepesha, ndaj nuk pranova. I thashë se isha tepër i zënë dhe më prisnin të shkoja sa më parë në Tiranë. Por ajo nguli këmbë, duke më thënë se do të m’i paguante të gjitha shpenzimet e rrugës dhe gjithë të tjerat. Megjithatë, nuk mund të qëndroja. E përcolla disa metra nga vagoni, si ta kisha motrën time dhe i sqarova disa cilësi që dija nga lashtësia ilire. Kur u ndamë i thashë se tek ata kanë vajtur shumë shqiptarë si refugjatë. Shtova se ata “janë vëllezërit tuaj dhe kanë ardhur këtu për të shpëtuar nga varfëria, prandaj nëse u jepet mundësia t’i shikoni si vëllezërit të vërtetë gjaku...”
Një herë tjetër, isha në Algero të Sardenjës, në Itali. Ditën e fundit dolëm jashtë qytetit, në një kep të largët, ku dallgët kishin gërryer shpatin dhe nga sipër valëzat jepnin pamje vërtetë tërheqëse. Atë ditë do të zbulonim bimësi të veçantë në ishullin italian. Në kohën kur isha larguar nga grupet e tjera dhe isha i përqendruar në gjetjen e bimëve të panjohura për mua, ndjeva zhurmën e dikujt që po vinte drejt meje. Ishte një italian, që më pyet me druajtje:
“Kur ju, shqiptarët, flisni për popullsinë tuaj në Itali, keni parasysh vetëm ata që kanë ardhur pas vdekjes së Skënderbeut?”
“Jo,- i thash. -Në Itali kanë jetuar popullata që flisnin të njëjtën gjuhë me shqipen tonë.” Dhe i përmenda disa nga fiset ilire më të njohura të Italisë jugore. Ai u kënaq nga përgjigja ime dhe më tregoi se jetonte në Suedi. Atje kishte pranë vendbanimit refugjatë shqiptarë me të cilët kishte krijuar marrëdhënie shumë të mira. Ata e ndihmonin mjaft njëri- tjetrin si të ishin vëllezër të vërtetë. Të them të drejtën mbeta shumë i kënaqur nga ato që më tha. Pra, edhe se kanë kaluar më shumë se dy mijë vjet të ndarë, gjaku nuk bëhet ujë...
Në Egjiptin e lashtë kanë mbetur shumë fjalë të lashta, të cilat studiuesit i shpjegojnë vetëm duke u mbështetur në gjuhën e sotme shqipe. Është e rastësishme? Për një njeri që ka pak njohuri nga lashtësia si dhe për atë të pa vëmendshëm po, por kjo nuk i habit aspak studiuesin. Nuk është aspak e rastit që ka edhe nga ata që ngulin këmbë se “po të gërmosh në rërën e Saharasë, mund të mos gjesh minerale, por fjalë shqipe do të gjesh më shumicë...”
Kjo është thënie simbolike, se nga rëra vetëm rërë nxjerr. Nënkuptimi i kësaj shprehjeje tregon se vendet arabe në të vërtetë kanë popullatë të përzierë të racës së bardhë me zezakë afrikanë. Porse fjalori i tyre i lashtë mbështetet në shqipen tonë. Nëse do të lexosh për Hekurin (Herkulin) do të mësosh se edhe në kohët historike në vendet arabe kanë shkuar dhe mbetur shumë ekspedita me ilirë.
Edhe popullata turke në lashtësi quhej “Arnavud”. Ndërsa sot banorët e Turqisë shqiptarët i quajnë “Arnaut”. Është rastësi? Materialet e ndryshme studimore për popullatat e para në këtë vend, para se të ndodhte lufta tragjike e Trojës së lashtë, kuptohet shumë përpara se të pushtoheshin nga turqit, do të mësosh se ata ishin pellazgo-ilirë.
Shteti shqiptar me shtetin turk ka marrëdhënie të mira, madje qeveritarët thonë edhe të shkëlqyera. Kam dëgjuar edhe se qeveritarët turq e quajnë Shqipërinë “popull vëlla”. Duhet të pranoj dhe nëna e gjyshes së babait tim, ishte nga Stambolli, pra nënshtetase turke. Sulejman Demireli, ish President i Turqisë, ka thënë se në Turqi jetojnë mbi 5 milionë shqiptarë, kur në atë kohë në territorin e Republikës së Shqipërisë jetonin shumë më pak se 3 milionë. Në vitit 1972, Komandanti i Armatës së Parë të Stambollit, duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy popujve tanë nënvizoi: “Shqiptarët në Turqi janë vërtet të shumtë, pothuajse në çdo 3 veta 1 duhet të jetë i tillë. Është vështirë,- nënvizoi gjenerali,- të gjesh familje të pa lidhura me persona me origjinë shqiptare. Martesat me vajza shqiptare janë nga më të pëlqyerat. Kjo e ka shpjegimin në karakterin e tyre të mirë; nikoqire, të ndershme e shtëpiake, pa folur për bukuritë e cilësi të tjera me vlerë”.
E me gjithë se turqit e shqiptarët janë “popuj vëllezër”, megjithëse lakmohen martesat me shqiptarët, megjithëse shqiptarët kanë bërë shumë për Turqinë në kohët më të vështira, megjithëse shqiptarët në Turqi kanë bërë dhe shkruar historinë e Turqisë, megjithëse popullata vendase para pushtimit të saj prej turqve ishte arnavude, përsëri janë popullatë më e pa vlerësuar. Me sa di unë, edhe në Turqi ekziston mendimi se të gjithë myslimanët janë turq, pra edhe shqiptarët myslimanë në Turqi në të vërtetë nuk i quajnë shqiptarë, por turq.
Pse e theksoj këtë? Sepse kur këta shqiptarë që si popullatë janë një e treta, por ndofta edhe dy të tretat ose dhe më shumë, se po të fusësh edhe vendasit e hershëm “ARNAVUDËT” numri i tyre bëhet tepët më i madh nga sa thuhet e, me gjithë atë, në Turqi nuk ka asnjë shkollë shqipe. A është kjo vëllazëri e sinqertë? Përse në Shqipëri duhet të mësohet në disa shkolla gjuha turke kur nuk ka asnjë shkollë shqipe në Turqi? Në Turqi, ku ka miliona shqiptarë, nëse vërtetë shqiptarët janë të nderuar dhe “popuj vëllezër,” pse nuk ka për fëmijët e tyre asnjë shkollë shqipe?
Janë gjetur fjalë te Sumerët e lashtë, Iraku i sotëm, të njëjta më shqipen e sotme. Madje ka shqiptarë sot, ngul këmbë se ne, shqiptarët, e kemi origjinën nga sumerët?! Madje janë gjetur koka njeriu të gdhendura në lashtësi në gurë të fortë te popullsia sumere që ngjajnë aq shumë me portretin e shqiptarit, ndryshojnë vetëm se janë me ngjyrë më të errët. Këto tregojnë se që nga lashtësia i përkasin të njëjtit popull, shqiptarëve të lashtë.
E di që shumë lexues këto u duken si përralla, por me faktet nuk mund të bësh lojë. Ato dhe vetëm ato tregojnë të vërtetat e mëdha të lashtësisë ilire. I pëlqejnë dikujt apo jo ato tregojnë se në ato vende ka jetuar populli i madh, që fliste gjuhën shqipe.
Duhet të pranojmë, për fat të keq, se këtë popull vigan, shumë vende europiane, sidomos nga mesjeta e këtej, bëjnë të gjitha përpjekjet të mos rizgjohet nga letargjia, nga frika se mund të “sundojnë” Europën dhe botën. Duhet të theksojmë se asnjëherë ilirët nuk kanë shkatërruar kultura të tjera, por vetëm kanë zhvilluar. Shembull i madh është ai i Aleksandërit të Maqedonisë ilire, që krijojë mundësi zhvillimi në vendet që “pushtoi”. Por edhe mbas Luftës së Trojës krijuan qytetërime europiane, ndaj nuk është nevoja të zgjatemi.
Megjithatë, duhet të theksojmë se në të kundërtën janë popullata të tjera që kanë vrarë vendas ilirë për të krijuar kombësinë e tyre, që kanë rrënjët tek ilirishtja. E tillë është kombësia greke. Ashtu si grekët e lashtë edhe të sotmit, nuk dihet nga kanë ardhur dhe si janë gjendur aty. Luftën kundër turqve, sipas kronikave të ardhura deri në ditët e sotme, i bënë shqiptarët, madje edhe çlirimin e Greqisë, edhe drejtuesit e parët të shtetit grek ishin shqiptarët, edhe Akademinë e Shkencave të Greqisë e krijuan shqiptarët edhe Olimpiadën e parë sportive mbase mijëra vjetësh e ringjallën përsëri shqiptarët. Megjithatë, atje sot shqiptarë (arvanitasit) nuk kanë asnjë të drejtat më të thjeshta njerëzore. Nuk kanë as guxim të thonë hapur se janë arvanitas ose çam nga frika e persekutimit.
Nuk janë të pakta rastet kur një refugjat në Greqinë e sotme hap muzikë shqiptare nga makina e tij dhe vritet nga bandat shoviniste antishqiptare të ndërsyera nga priftërinjtë ortodoksë. Ata arrijnë deri aty sa të deklarojnë botërisht që në Greqi nuk ka minoritet, kur mendohet se më shumë se gjysma e banorëve janë vendas, pra arvanitas. Madje, kam takuar një herë një arvanitase në Holomuc të Republikës Çeke, në kufi me Ukrainën. Kur i thashë nëse mund të flasim ndërmjet nesh në gjuhën shqipe ajo u tmerrua dhe tha e llahtarisur:“Vetëm greqisht.” Ndofta mendoi se mund të isha ndonjë provokator i Asfalisë greke, (Sigurimi grek) ndaj i iku fytyra dhe iu shmang gjuhës shqipe. Por ajo e kuptoi që unë nuk kisha të bëja fare me Asfalinë greke.
Të nesërmen, kur u bë parti në darkë, ajo duket kishte vajtur e para dhe kishte zënë vendin më të dukshëm të sallës, sepse ruante dy karrige anash. Sapo na pa, mua dhe Vangjo Kovaçin, na thirri nga larg “patriotë” dhe na i bëri me dorë të shkonin pranë saj. Më pas në bisedat me të pranishmit na paraqiti patriotë të saj. Madje atë natë gjithçka shërbehej me para në dorë. Ajo nuk na la të paguajmë.
Të gjithë e mësuat nga lajmet se në përvjetorin festiv grek në qendër të Athinës, komando të zgjedhura të qeverisë greke, në parakalimin e përvitshëm përpara turmave të mbledhur, kënduan këngën fashiste ku ndër të tjerat thuhej se do t’i vrasim të gjithë shqiptarët dhe me lëkurat e tyre do të bëjmë opinga. Ky u quajt incident i izoluar nga qeveria greke, por shqiptarët nuk po shohin ende të dënohen botërisht këta banditë shtetërorë që errësojnë marrëdhëniet mes popujsh dhe shtojnë armiqësitë mes tyre. Duhet të theksojmë se ato nuk janë incidente të rastit, por të ushqyer nga prapësitë e ortodoksisë, të cilat kanë futur kthetrat e saj të gjakosura, duke uzurpuar edhe kishën autoqefale shqiptare, që nuk është aspak autoqefale, pra vetëqeverisëse, sepse në krye të saj nuk qëndron prift vendas, me gjak shqiptar, por armiku i Shqipërisë, gjenerali Janullatosi.
Në shtetin grek nuk lejohet të flitet gjuha shqipe nga vendasit e lashtë të atij trualli. Nëse dikush do t’u mësojë fëmijëve gjuhën shqipe ai ndëshkohet duke ia zhdukur familjen. Ndërsa në Shqipëri ka shkolla greke jo vetëm për minoritarët, por edhe për shqiptarë.
Në Greqi, nëse u bëhen analizat e gjakut ka të ngjarë që të dalin të gjithë shqiptarë. Atëherë, përse mbahet ky qëndrim antinjerëzor dhe dënohen egërsisht në opinion arvanitasit, vetëm pse flasin shqip? A është demokratik shteti grek kur nuk mbron edhe të drejtën më të thjeshtë për të shkruar fëmija në gjuhën amtare? Përse shteti grek nuk hap shkolla shqipe për arvanitasit dhe çamët kur në Shqipëri, siç e theksuam më lart, janë hapur shkolla greke jo vetëm për një grusht minoriteti grek, por edhe për shqiptarë?
Mua më duket se grekët edhe më parë edhe sot abuzojnë me shprehjen “demokraci” se ata as në lashtësi e as sot nuk e kanë njohur kuptimin e kësaj fjale dhe as që e kanë zbatuar atë ndonjëherë në jetë. (Për të sqaruar këtë mendim shpresojë të merrem së shpejti me temën “Kush e krijoi skllavo-pronarinë”). Ata ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë. Organizatat për të drejtat e njeriut në Greqi, duke u bashkuar në një qëllim të vetëm, duhet të ndërhyjnë në mënyrë të vendosur të mos luhet më këtë termë, por ta vënë në jetë. Shteti grek duhet të krijojë për shqiptarët e Greqisë po të njëjtat të drejta që ai kërkon për atë grusht minoriteti grek në Shqipëri. Ai duhet të vendosë demokracinë e vërtetë në Greqi, duke ndrequr gabimet me hapjen e shkollave shqipe në zonat ku vazhdojnë të jetojnë popullsi arvanitase, shqiptarë dhe çamër.
Moshatarët e mij në shkollë kanë mësuar se nga shqipja e lashtësisë na kanë mbetur vetëm 150 apo 350 fjalë, ndërsa të tjerat qenkan latine!!! Por kur lexova fjalorin etrusk- shqip-anglisht mbeta i mrekulluar nga befasia. Fjalët në të janë mbledhur nga shkrimet e lashta etruske të 700 vjetëve para erës së re, kur nuk ishte krijuar latinishtja. Pasi lexova atë munda të zgjidhja të fshehtën, që nuk arrija ta kuptoja deri atëherë. Ajo që më kishte shqetësuar prej moshës së re ishte se si është e mundur që ajo popullatë aq e madhe ilire, që fillonte përtej Egjiptit dhe tërë Mesdheut Jugor, vazhdonte deri në Indi e përtej saj në Tibet e Kinë, si dhe në pjesë të mëdha në Europë, duke pasur si qendër Shqipërinë, të kishte humbur fjalorin e saj dhe të kishin mbetur vetëm 150 apo 350 fjalë!...
Ishte diçka që nuk e pranonte logjika ime. Kur lexova fjalorin Etrusk- Shqip- Anglisht nisa të kuptojë dredhitë e mbrapshta të ortodoksisë. Është e njohur në shkencë, që, nëse do të mësosh të vërtetat e çdo thënie të kishës ortodokse greke, duhet të kuptosh të kundërtën e asaj që shkruhet prej tyre. Kështu, Platoni na kujton se “ngaqë gjithnjë përkthejmë, vëmë re se gjuha barbare nuk ndryshon”. Si e kuptoj unë këtë? Se grekët e lashtë ishin popull barbar dhe jo ilirët. Ishin ata që i mbanin në sundim popullatën vendase me krime dhe vrasje. Se pellazgët jo vetëm që kishin shkrimin e tyre, por edhe kishin shkruar vepra dhe kryevepra, përpara se të pushtoheshin nga grekët e lashtë. Se librat e pellazgëve, pasi u përkthyen, u quajtën shkrime të Greqisë së lashtë, duke mohuar ato vendase, siç bëhej në vendin tonë në kohën e komunizmit, që përktheheshin artikuj dhe libra të huaj shkollorë e u vihej emri i përkthyesve si ta kishin hartuar ata.
Të gjitha shkrimet e përkthyera nga grekët e ardhur në tokat pellazge në të vërtetë tregonin për lashtësinë e kulturës dhe historisë pellazge. Duke filluar nga të parat, nuk ishin krijime të Greqisë së lashtë, por shumë më të hershme. Se tërë ajo kulturë e fuqishme ishte krijuar nga “barbarët” pellazgë, që zhvillimin e tyre nuk e bënë në pak shekuj, por në mijëra vjet më parë. Ishin këto arsye që popullsia e Greqisë së Lashtë, që nuk dihet nga e kishte origjinën e saj, brenda pak shekujsh arriti “kulme.”
Sot arkeologjia po na tregon se ato arritje ishin zhvillime të ngadalshme, paqësore dhe të vazhdueshme; zhvillim i hershëm dhe i pandërprerë. Atë mund ta jepte vetëm ideologjia e një feje tepër të lashtë, por natyrale, larg luftërave dhe barbarive që krijoi sundimi i Greqisë së lashtë dhe romak, të cilët e shkatërruan në emër të fesë së re. Feja e lashtë Pagane, më saktë Pa-gjene (pra pa baltë), ishte vërtetë e thjeshtë, nuk kishte në bazë të saj djallëzinë, por nderimin e vërtetë ndaj njeriut. Feja pellazge (shqiptare e lashtë) ishte kundër luftës. Madje “Të mirët”, kështu quheshin fetarët pagjanë, futeshin në mes të luftës, ndërmjet fiseve që e kishin nisur atë, dhe, nga që ata ishin të shenjtë, asnjëra palë nuk vazhdonte të qëllonte kundër fisit tjetër. Kështu lufta qetësohej dhe inatet shuheshin.
Ishte kjo arsye që romakët e shkatërruan atë fe dhe morën fenë krishtere, e cila në thelb e pranonte luftën, “që të shtonin numrin e krishterëve”. Së njëjtës gjë i shërbeu edhe feja myslimane, që të shtojë numrin e besimtarëve të tyre luftonin dhe u sillnin vdekjen burrave kundërshtarë. Pra fetë u bënë burime luftërash. Vetëm në kohët tonë, kur po e shohin se luftërat marrin shumë jetë njerëzit dhe dëmtojnë mirëqenien, po u largohen këtyre feve dhe po përqafojnë përsëri fenë Paganë (Pa-gjane). Për këtë sot kanë meritë anglezët që e ringjallën dhe kjo fe po përhapet më shpejtësi në tërë botën.
Si shpjegohen ato që thashë më sipër, për të siguruar arritje të mëdha? Për të kuptuar atë duhet të futësh në lashtësira të hershme të korrigjohen shumë gabime të bëra në kohëra. Gabimet kanë ndodhur dhe përsëriten nga që shumë studiues nisen nga gjendje e sotme, kur Shqipëria ka mbetur shteti me popullatën më të vogël të Ballkanit dhe pa ndonjë vlerë të dukshme në Europë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë ato që kanë ndodhur në kohët e hershme, kur gjuha shqipe flitej në territore shumë të mëdha dhe të dhënat po zhduken me qëllim, por shumë vendas i ruajnë ato si të shenjta.
I nisur nga ato gabime, para më se dyqind vjetësh, europianët bënë me bujë një gabim të rëndë, “purizmin,” për të pastruar gjuhën e tyre nga fjalët ilire (shqipe). Kjo për arsye se gjoja ilirët i kishin pushtuar në para histori. Europianët perëndimorë zbuluan se në kohën e akullnajës së fundit u zhduk njeriu i Kromanjonit, pra Njeriu i Europës, nga të ftohtit e padurueshëm. Por a u zhduk vërtetë tërësisht? Nëse po, nga erdhi raca e bardhë që është vendase në Europë? Nga Afrika jo, se do të ishim të zinj. As nga Azia, se do të ishim të verdhë. Atëherë, nga erdhi, mos vallë ishin alienë?
Nuk besoj se ka ndonjë që të ngulë këmbë se jemi jashtëtokësorë. Njeriu i bardhë pranohet që është i racës europiane. Ai ishte banor i mbijetuar në vendin më të mbrojtur nga akullnaja. Të gjitha mundësitë janë të ketë jetuar në Ballkanin jugperëndimor. I mbrojtur nga malet që duken sikur janë vendosur qëllimisht në drejtimin për t’i mbrojtur ata nga furtunat e fuqishme polare, të shpëtonin qoftë edhe një numër tepër e vogël njerëzish. Ata kanë jetuar në shpella.
Dihet historikisht që në shpella kanë mbijetuar pellazgët dhe jo ndonjë popullatë tjetër. Këta, për mijëra vjet, të izoluar për muaj të tërë të dimrit në thellësi të errët të shpellës, në mënyrë të pavetëdijshme, arritën të krijojnë mundësi komunikimi jo vetëm me gjeste, pra me anë të pamjes, siç bënin në natyrë, kur mund të shihnin njëri tjetrin, por edhe me tinguj, duke zhvilluar organet e të folurit, të dëgjuarit dhe të mbajturit mend (të menduarit). Atje, në të ftohtit e tmerrshëm në dimrin e gjatë, do të ushqeheshin vetëm me lënde lisi, ndaj për ta lisi mbeti druri më i shenjtë. Tingujt primitivë do të jepnin fjalët e para, shumë të thjeshta, nga të cilët më vonë do të lindnin fjalët e sotme.
Nëse do të pranonim këtë arsyetim, pasi të shkriheshin pak nga pak akujt, këta do ta mbushte Europës përsëri me njerëz. Kështu, banorë të jugut do të ngjiteshin brez pas brezi drejt veriut. Nëse do të vinin banorë nga jugu i populluar, a do të flisnin gjuhën e tyre të sjellë prej andej, apo do te ulërinin si kishin bërë banorët e Kromanjonit para akullnajës? E pra, gjermanët, francezët, anglezët, që kishin ardhur nga jugu a duhet të bënin pastrimin e gjuhës nga ilirishtja (pellazgjishte) vetëm se ata nuk ishin vendas, por të ardhur nga tokat ilire? Pse nuk e pastrojnë atë edhe nga fjalët bazë të gjuhës së tyre, që edhe ajo është pellazge, që të mos jenë në gjendje të flasin fare?
Për të mos u zgjatur po e mbyll me fjalët se “Purizmi” ishte gabimi i bërë nga studiuesit perëndimorë, nga që ata në kohën e tyre, nuk arritën të kuptonin dhe as që mund ta shpjegonin atë dukuri. Megjithëse Noterdamusi i kishte paralajmëruar që nga shekulli 15 dhe Johan Tuman në shekullin 18, ata përsëri e bënë gabimin e ashtuquajturit “purizëm”. Këtë gabim trashanik e përsëriti edhe Bismarku gjerman që e quajti Shqipërinë “shprehje gjeografike” në Kongresin famëkeq të Berlinit në vitin 1878, duke i dhënë Serbisë krahina me popullsi shqiptare, te të cilat në më pak se 20 vjetë u zhdukën papritur banorët shqiptarë. Pse? Sepse u bë “gjuetia e shtrigave” dhe u shfarosën tërë shqiptarët e atyre krahinave.
Po serbët, kush janë? Kur ia shpjegova mikut tim nga Beogradi, Milan, në Minsk të Bjellorusisë, se serbët e sotëm janë shkrirja e popullatës vendase ilire me popullatën e ardhur sllave nga “tokat ruse” ai qeshi dhe më tha: “Unë jam i bukur, se kam më shumë gjene ilire sesa sllave”. Pra, popullsia serbe duhet të jetë urë lidhëse që afron ilirët (shqiptarët e sotëm) me rusët sllavë dhe jo front lufte, siç po mundohen të krijojnë rusët duke mbajtur peng Republikën e Kosovës, me qëllim për të shfarosur popullatën vendase dhe ta kthejnë në të ardhshmen në tokë sllave.
Në Danimarkë u njoha me një vajzë nga Sllovenia. E pyeta: “ Ju jeni lire apo sllave?”
Ajo m’u përgjigj:
“Jemi gjysmë ilire, gjysmë sllave.”
Kohët e fundit, shumë shtete fqinje me Shqipërinë si grekët, rumunët, kujdesen aq shumë për të hapur në Shqipëri shkolla në gjuhën e tyre. Madje edhe serbët, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë të shqiptarëve po hapin shkolla për “serbët” në Shqipëri, kur historianët po vërtetojnë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë popullatë serbe në vendin tonë.
Po shteti shqiptar përse nuk kërkon të hapen shkolla shqipe (ilire) në ato vende, që banorët ilirë të mësojnë gjuhën e lashtë amtare? Madje në Hungari është krijuar shoqata “Panonia.” Pse nuk krijohen lidhje me ta të rimësojnë gjuhën e lashtë shqipe të Panonisë. Kjo do të ishte mundësi e parë, pas së cilës do të krijoheshin kushte të përshtatshme edhe në vende të tjera.
Duke hapur shkolla shqipe në të gjitha vendet kur dikur shtrihej ILIRIA e lashtë, si gjuhë e dytë, popullata ilire do të zgjohet në jeta letargjike, në të cilën gjendet dhe të njohë gjuhën dhe historinë e saj të vërtetë. Mësimi i gjuhës së stërlashtë shqipe do të ndreqë padrejtësitë ndaj kësaj popullate, që janë stërgjyshërit e lashtë të Europës.
Kjo është detyrë e madhe e shtetit shqiptar. Nëse fillohet puna do të japi arritje tepër të mëdha në drejtim të paqes së vërtetë dhe zhvillimit më të shpejtë të Kontinentit Plak të Europës. Këtë detyrë tepër njerëzore mund dhe duhet të zgjidhet si më kryesoren organizatat për të drejtat e njeriut. Ato duhet të mbështeten nga shteti shqiptar, ndonëse ky, për fat të keq, as që kujtohet të mendojë dhe veprojë në këtë drejtim. Zgjidhja e këtij problemi të dobishëm do të ndihmojë njerëzimin për të vendosur demokraci të vërtetë.
Hapja e shkollave në gjuhës ilirishte (shqipe), si gjuhë e dytë, do të shtojë mirëkuptimin ndërmjet popujve, për paqe të qëndrueshme dhe për të zhvilluar më tej kulturat e lashta dhe të reja.
* Dërguar nga autori, pikëpamjet janë personale, lexoni rregulloren e NOA