Kabul 9 tetor 2010 NOA - Linda Norgrove, e sekuestruar në Afganistan në fund të shtatorit, është vrarë nga rrëmbyesit e saj gjatë një operacioni blic për ta liruar mbrëmjen e djeshme.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht sot, nga vetë ministri i jashtëm britanik, William Hague.
Gruaja, 36-vjeçare, me origjinë nga ishulli i Lewis (Skoci), ishte e punësuar si operatore njerëzore për ONG e SHBA-së Development Alternatives Inc.
Ditën e djeshme grupi i rrëmbyesve kishte njoftuar se ajo do të vritej në rast se kërkimet për të nuk pushonin menjëherë.
r.b/NOA