English

Afganistan, ndahen nga jeta 4 ushtarë italianë

Afganistan, 9 Tetor 2010 NOA - Katër ushtarë italianë kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur në Afganistan.

Të katërt mbetën viktima të një prite gjatë rrugës kur po ktheheshin nga një mision në zonën e Gulistan, në Farah.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, Gjenerali Masimo Fogari, ka thënë se ushtarët u sulmuan derisa ktheheshin nga misioni i tyre në fushën e Gulistanit.

Gjatë kalimit në Lince, një bombë shpërtheu. Më pas vazhdoi një dyluftim me armë zjarri ku italianët bënë të mundur që agresorët të largoheshin.

Më herët gjatë ditës, NATO në Kabul njoftoi se 4 ushtarë janë vrarë në Afganistan, megjithatë nuk është ende e qartë nëse komunikata bënte fjalë për 4 ushtarët italianë.

r.b/NOA

KOMENTE