English

I tregoi burrit se mori Nobelin, gruaja e Liu Xiaobos rrezikon burgun

Pekin, 9 tetor, NOA – E pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Gruaja e Liu Xiaobos, disidentit kinez i cili u nderua dje me Çmimin Nobel për Paqe, mund të futet në burg nga autoritetet kineze, nëse i komunikon burrit të saj lajmin e madh për dhënien e çmimit.

Ky fakt është bërë me dije për mediat e huaja nga burime të afërta pranë çiftit, sipas të cilëve, autoritetet hetimore kineze e kanë thirrur gruan duke i kërkuar llogari pse prish heshtjen me burrin e saj.

Disidenti kinez Liu Xiaobo mori Çmimin Nobel të paqes për 2010-ën, me argumentin e dhënë nga Komiteti i Nobelit se ai ka luftuar për të drejtat e njeriut.

Prej dekadash, ai ka qenë njëri prej kritikëve më të njohur të aparatit të pushtetit komunist në Kinë, por që prej rreth dy vjetësh, luftëtari i të drejtave të njeriut ndodhet në burg.

n.e/NOA

KOMENTE