English

Këshillat për të zhdukur plogështinë në ditën tuaj

Tiranë, 9 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku – Në zyrë apo ndonjë ambient tjetër pune, e sigurt që lodhemi së tepërmi, për vetë orët e gjata të përditshme. Ndjehemi të dobët dhe me gjendje debulese, ndaj këshillat e mëposhtme, mund t’ju hyjnë në punë:

Bëni mirë gjumin dhe sërish jeni të lodhur. Për fat të keq, lodhja shpesh herë mendore, varet nga shumë gjëra, si stresi i përditshëm apo nga një çrregullim total i ditës.

Shumë herë ndodh që duhet të reduktohen këto arsye për të pasur energji sa më shumë. Tashmë janë përgatitur disa këshilla për të rritur energjinë sa më shumë në jetën e përditshme.

Në radhë të parë, duhet që menjëherë në dietën tuaj të bëni pjesë frutat e pyllit, kjo pasi janë shumë të lehta, me pak kalori dhe përmbajnë anti-oksidantë të fortë.

Preferohen më së shumti në kosin me fruta në mëngjes dhe sidomos ajo me boronicë pasi ndihmon shumë në qarkullim.

Marrja e një pauze pushimi gjatë orëve të punës ndihmon në relaks për një moment.

Nuk ka pushim më të mirë se sa të përqendrohesh tek diçka tjetër dhe të qeshësh.

Truri ka nevojë mbi të gjitha për sheqerna, kështu që mund të hani një ëmbëlsirë, por kujdes pasi këshillohet me pak kalori.

Perfekt do të ishte një çokollatë pasi bënë të mundur lirimin e endomorfinës dhe përmirëson humorin.

Duhet të mënjanoni menjëherë, sheqernat dhe karbohidratet të cilat japin ndjesinë e rëndesës.

Në qoftë se punoni në një zyrë të vogël dhe keni afrimitet me kolegët e punës atëherë këshillohet që të dëgjoni ndonjë këngë, e cila mundësisht të jetë e rrymës rrok ose shumë ritmike, pasi kjo është një teknikë që ndihmon shumë.

Natyrisht që energjia më e madhe vjen nga emocionet, ku flirtet qofshin dhe të vogla janë teknika që i bëjnë mjaft mirë zemrës.

Një tjetër gjë shumë e rëndësishme është dhe gjumi i cili është i këshillueshëm të bëhet në të njëjtin orar dhe sasia e orëve të jetë nga 7 deri në 8 të tilla.

r.b/NOA

KOMENTE