Shkodër, 8 tetor, NOA – Krimi brenda familjes ka tronditur sërish opinionin publik, ku në qytetin verior të Shkodrës është shënuar një tjetër ngjarje makabre, e shoqëruar me jetën e prerë të një gruaje nga thika e bashkëshortit të saj.
Ajo konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se viktima mban emrin Mimoza Gërshiti dhe ka gjetur vdekjen nga disa goditje thike prej burrit të saj 40-vjeçar, Gjelosh Mehmetaj.
Mësohet se ky i fundit tashmë është arrestuar nga forcat e policisë, ndërsa bashkëshortja e lënduar prej tij nuk ka mundur t’i shpëtojë dot vdekjes duke u transportuar nga fqinjët për në spital.
Ngjarja saktësisht ka ndodhur orës 08:30 minuta në lagjen ish-Artistikja në Shkodër dhe grupi hetimor tashmë i mbërritur në vendngjarje është duke kryer të gjitha hetimet për të gjetur arsyen e vërtetë të këtij krimi të rëndë ...(vijon)
n.e/NOA