Milano, 10 tetor 2010 NOA - Hose Murinjo ka përgatitur listën e re të lojtarëve për merkaton e Janarit. Kështu siç bëhet e ditur nga e përditshmja spanjolle "As", tekniku portugez i ka idetë mjaft të qarta në lidhje me objektivat e reja të Realit të Madridit.
Në sulm emri më i përfolur është ai i Luis Suarez të Ajaksit, ndërsa në mesfushë pëlqehet shumë Mohamed Sissoko dhe në mbrojtje riformimi mund të vijë nga skuadra e Stoke City, me Ryan Shawcross.
Shuma më e madhe duhet hedhur për sulmuesin uruguaian, i cili vlerësohet nga drejtuesit holandezë me vlerën e 30 milionë eurove.
Për sa i përket mesfushorit të Juventusit flitet se marrëveshja mund të mbyllet në shifrat e 10 milionë eurove, ku kundrejt një oferte të tillë dhe Juventinët do të ishin dakord.
r.b/NOA