Savona, 9 tetor, NOA – Një babysitter, është prangosur sot në qytetin Savona të Italisë, pasi ka prekur seksualisht në vende intime vogëlushen dyveçare që i kishin lënë për tu kujdesur.
Djali 21 vjeçar mësohet nga mediat italiane, kreu gjeste të prekjes seksuale ndaj motrës së të fejuarës, për të cilën kujdesej.
I riu, jetonte në këtë familje nga Savona dhe studionte në universitet.
Burime zyrtare bënë të ditur se karabinierët u thirrën nga e ëma e vogëlushes, e cila e kishte kapur 21 vjeçarin në befasi teksa prekte të miturën në pjesët e saj intime kur po e ndërronte.
Policët kanë ndërhyrë menjëherë duke shpëtuar kështu të riun nga kryerja e një vepre penale.
Këtë veprim ndaj vogëlushes e ka pohuar edhe 21 vjeçari babysitter gjatë pyetësorit në polici.
mit/NOA