Sarandë, 9 tetor, NOA – Dy efektiva të policisë së Sarandës janë vënë sot në pranga nga kolegët e tyre, sipas një urdhri të posaçëm të lëshuar nga autoriteti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Ngjarja e konfirmuar në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore saktëson sesi të ndaluarit janë përkatësisht Ramadan Hasani dhe Hasan Hadëraj, që të dy policë të Sarandës, ndaj të cilëve rëndon dyshimi për ushtrim të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
i pari mësohet se mban detyrën e nënkomisarit në polici, ndërsa i dyti është oficer policie.
Konkretisht, ata janë vënë në pranga në kuadrin e operacionit të koduar policor me emrin “Kësti i fundit”, pasi dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro në formë ryshfeti për të liruar një person të kërkuar ...(vijon)
n.e/NOA