English

Parashikimi i motit për te Dielen, nga NOA dhe MeteoAlb

Tiranë, 9 tetor 2010 NOA - Edhe e diela parashikohet të dominohet nga kushte te qendrueshme atmosferike perjashtuar zonat malore Veriore ku do te kete vranesira te here pas hereshme.

Oret e mesdites pritet të karakterizohen nga kthjellime dhe vranesira te lehta ne pjesen me te madhe te vendit.

Më poshtë vijon parashikimi i detajuar i motit ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Moti Neser – E diel, 10 tetor 2010

Pjesa e dyte e dites do te sjelle kalime te vranesirave neper te gjithe zonen malore pergjate kufirit Lindore.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit do te mbetet me kthjellime. Gjate nates do te kemi shtim te vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne veri dhe qender ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita nuk do te kete ndryshime te dukshme te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 15 km/h dhe drejtim permanent Lindor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet serish i ulet.

Europa

Moti Neser: E diel, 10 tetor 2010

Kontinenti Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hereshme ne pjesen me te madhe te tij.

Moti i kthjellet do te jete dominues ne Europen Qendrore, Gadishullin e Skandinavise si edhe ne gadishullin e ballkanit POR temperaturat do te jene te ulta.

Perjashtim bejne jugperendimi i kontinentit si edhe Europa Lindore te cilat do te perfshihen nga vranesira dhe shira te dendur.

Problematike situata paraqitet ne shtetin spnaje dhe portugali ku shirat do te jene ne forme rrebeshi, ne keto zona nuk do te mungojne stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe.

Ngjarje ekstreme në Europë Neser:

E diel, 10 tetor 2010

Europa Lindore alarmon per temperatura ekstremisht te ulta;

Spanja alarmon ere te forte, rrebeshe shiu dhe dallge te larta;

Hungaria rrezikon mjegulla te dendur dhe temperatura te ulta.

e.r/NOA

KOMENTE