English

Përmbaruesit privatë me Dhomë Kombëtare, të varfrit nuk do paguajnë tarifat gjyqësore

Tiranë, 9 tetor 2010 NOA - Ministria e Drejtësisë vazhdon përpjekjet e saj për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe të plotësojë kuadrin e reformës në drejtësisë. Në një komunikim për median, Ministri i Drejtësisë, z.Bujar Nishani bëri publike sot tre prej nismave më të rëndësishme që kanë nisur të realizohen gjatë këtij vit.

Një prej tyre funksionimi i shërbimit përmbarimor privat ka filluar të strukturohet pas miratimit të Ligji për Shërbimin përmbarimor privat .

Nishani tha sot se pas licencimit të përmbaruesve gjyqësor të parë privat është botuar në fletoren zyrtare urdhri i ministrit për formën e vulës dhe është hapur rruga ligjore për funksionim e tyre.

“Tashmë ata janë në procesin e konstituimit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve i cili do të jetë institucioni më i lartë hierarkik i vetë organizimit të tyre dhe që do të përfaqësojë interesat e tyre në çdo rast. Unë besoj që tashmë mekanizmi është gati për të filluar funksionimin e tij. Jam i bindur në risitë dhe përmirësimin e ndjeshëm që do të sjellë në konkurrencë dhe në shërbimin përmbarimor publik”.

Të varfrit nuk do paguajnë tarifat gjyqësore

Krahas hapave të ndërmarra në drejtim të përmirësimit të këtij shërbimi Ministri i Drejtësisë, z. Nishani bën të njohura edhe hapat e para që janë ndërmarrë në drejtim të ngritjes së Komitetit shtetëror të ndihmës juridike.

Qëllimi i këtij institucioni është t’ju ofrojë asistencë ligjore falas atyre kategori vunerable të shoqërisë të cilat nuk kanë mundësi të përballojnë nga ana financiare tarifat e procedurave gjyqësore Ministri Nishani shpjegon se ky shërbim do të jetë larg burokracive dhe do të jetë i arritshëm për të gjitha kategoritë në nevojë të cilat do të kërkojnë ndihmë ligjore falas.

“Do të përfitojnë kryesisht të miturit të cilët mund të kenë nevojë për asistencë ligjore në njohjen e legjislacionit por edhe të mbrojtjes së drejtpërdrejtë nga avokatët përballë gjykatës për çështje të ndryshme, por të gjithë ata individë që janë përfshirë në skemat e asistencës sociale nga shteti dhe që e kanë të pamundur për arsye ekonomike të kenë një avokat në çështje të ndryshme”, - tha Nishani.

e.r/NOA

KOMENTE