English

Pirja e cigares na kushton 4 milionë euro gjatë jetës, kostoja e vdekjes edhe më e lartë

Romë, 9 tetor, NOA – Një ose dy euro? Kaq kujtojmë në fakt se është kostoja e një pakete cigare kur shkojmë ta blejmë atë, sepse aq paguajmë.

Por sipas një studimi të fundit, nëse kësaj i llogarisim sipër edhe koston që na sjell vdekja e parakohshme e shkaktuar nga duhani, i bie që çmimi i një pakete cigare të shkojë si kosto shumë më tepër: 107 euro për një mashkull duhanpirës dhe 75 euro për një femër të tillë.

Këto janë kostot reale të një pakete cigare duke e lidhur atë me çmimin e parashikuar për vdekjen e parakohshme që shkakton pirja e duhanit, vlerësim ky i bërë nga studiuesit spanjollë në universitetin "Cartagena Politecnico”, të drejtuar nga profesor Angel Lopez Nicolas.

Çmimi i vërtetë që duhanpirësit paguajnë për zakonin e tyre u njoftua në revistën “Salud Publica de Espanola”, përmes titullit “Vlerësim i vlerës së jetës”.

Për të vlerësuar çmimin e një pakete cigaresh, ekspertët përdorur bazën e të dhënave të në të cilat deri tani nuk ishin përfshirë shpenzimet mesatare që njerëzit do të ishin të gatshëm të shpenzonin për të zvogëluar rrezikun e tyre të vdekjes.

Nga kjo bazë të dhënash, tregohet se çmimi mesatar që një person paguan gjatë jetës së tij duke pirë cigare arrin deri në 4 milionë euro ...

Bazuar në këto vlerësime, studimi pohon se gjithsesi kostoja e një pakete që ne blejmë në dyqan gjatë gjithë jetës sonë, nuk mund të krahasohet kurrë me koston e vdekjes së parakohshme dhe atë të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor.

Studiuesi Angel Lopez Nicolas, argumenton në fund se duhanpirësit pohojnë se shkaktimi i kënaqësisë së pirjes të duhanit e tejkalon koston e cigareve, por ata e bëjnë këtë për shkak të fuqisë të nikotinës që ajo ushtron tek truri i tyre si edhe të paaftësisë së tyre për të kuptuar koston reale të pirjes së duhanit.

n.e/NOA

KOMENTE