English

Policia e Shkodrës flet zyrtarisht për vrasjen e gruas nga i shoqi

Shkodër, 9 Tetor 2010 NOA Update – Gruaja që mbeti e vrarë sot në Shkodër, ishte viktimë e vazhdueshme e dhunës fizike nga i shoqi ndaj bashkë me fëmijët ishte detyruar të largohej nga shtëpia ku ndanin jetën bashkëshortore për t’u strehuar tek i vëllai.

Policia e Shkodrës u prononcua zyrtarisht sonte mbi ngjarjen e ndodhur në orën 08.20 të ditës së Shtunë, ku Gjelosh Mehmetaj, 34 vjeç, lindur ne fshatin “Curraj i Eperm” Tropoje dhe banues ne Lagjen “Mark Lula” te qytetit Shkoder, i mori jetën me një thikë të shoqes me të cilën prej disa javësh nuk jetonin bashkë.

E ndjera, Mimoza Gorshiti (Mehmetaj), 32 vjeç, lindur ne Lezhe dhe banuese ne lagjen “Mark Lula” te qytetit Shkoder, u qëllua me thikë duke humbur jetën pak çaste më pas, ndërsa ndodhej në banesën e vëllait të saj.

Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Tre Heronjtë" te qytetit Shkoder, pikerisht ne banesen e K. Groshtit, (vëllai i të ndjerës), pasi kjo e fundit, per shkak te grindjeve dhe dhunës se përdorur nga bashkëshorti i saj, po qëndronte aktualisht, bashkë me dy fëmijët e saj, ne shtëpinë e te vëllait.

Grupi hetimor konkludoi se vrasja ka ndodhur, pas nje grindje te çastit, per motive te dobeta.

Gjeloshi gjendej në banesën e vëllait të të shoqes një mbrëmje më parë, dhe së bahsku po festonin ditëlindjen e djalit.

Në mëngjes kur në banesë mbetën vetëm Gjeloshi dhe Mimoza si dhe dy fëmijët e tyre, bashkëshorti që ndjente se po e humbte të shoqen, nisi një sherr me të, pikërisht për largimin e saj nga shtëpia ku jetonin së bashku prej vitesh e ku kishin krijuar familje e sjellë në jetë dy fëmijë.

Sherri ka precipituar deri në rrëmbimin e thikës nga Gjeloshi që pasi e qëlloi disa herë të shoqen, i mori jetën ndërsa në banesë gjendeshin dhe dy fëmijët e tyre,

Policia tha se pasi u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore.materialet ne ngarkim te shtetasit Gjelosh Mehmetaj i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor per veprat penale te “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa leje te armeve te ftohta”.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE