Prishtinë, 9 tetor, NOA – Ekspertë të hetimit të trafikut të drogës kanë vënë në pranga tre persona të dyshuar për trafikim lëndësh narkotike.
Në operacionin policor të koduar “Lisi” policia e Prishtinës kreu kontrolle dhe hetime në tre lokale të rajonit të Prishtinës.
Tre të arrestuarit bëjnë të ditur burime nga policia e Prishtinës janë 33 vjeçari F.Bahtiri, 31 vjeçari B.Rrahmani dhe 49 vjeçari A.Gerlica.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tre lokacionet nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të lëndëve narkotike e mbështetur nga Njësiti Special Operativ, Njësiti me qen (K-9) dhe Forenzika Rajonale-Prishtinë janë gjetur dhe konfiskuar:
56 gram substancë narkotike e dyshuar – Heroinë
44 gram substancë narkotike e dyshuar – Kokainë
2 gram substancë narkotike e dyshuar – Marihuanë
1 peshore dixhitale
1 veturë Audi A6
1 pushkë gjuetie
35 fishekë 7.62 mm dhe 950 euro e 90 dollarë
Operacioni policor i koduar “Lisi” përfunduar rreth orës 21:50 të mbrëmjes së të premtes dhe tre personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit.
mit/NOA