English

PS: Berisha, hiq dorë nga përrallat e 20 përqindëshave apo rrugëve të përuruara 20 herë

Tiranë, 9 Tetor 2010 NOA – Anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, e cila kohët e fundit është mjaft aktive në replika me mazhorancën, ka reaguar para pak minutash për deklaratat e Berishës në Lukovë mbi “20 përqindshat që kërkon Rama” dhe kërkesën që Rama “të heqë dorë nga kjo praktikë”.

“Nga përrallat e 20 përqindëshave apo rrugëve të inauguruara 20 herë hiqni dorë ju z. Kryeministër. Madje largohuni se Shqipërisë nuk i duhet një gjysh gënjeshtar, po një shpresë e re, një politikë e re”, - deklaroi Ajtyresa.

Kurse përforcoi thirrjen e saj: “Ikni zoti Berisha se jeni bërë bajat dhe s’ju besojnë më as rrobat tuaja”.

“Largohuni megjithë qeverinë tuaj të korruptuar se shqiptarët s’kanë më fuqi të paguajnë çmimin e votave të vjedhura dhe ekonomisë të rrënuar”, - përfundoi reagimi i radhës së opozitës.

e.r/NOA

KOMENTE