Tiranë, 9 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Është rikthyer në skenë filmi i super-heroit të njeriut të hekurt.
Faktikisht ka dalë në treg në DVD dhe blu ray “Iraon Man 2”, i pasur me beteja dhe me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Robert Downe Jr, Scarlett Johansson dhe Gwyneth Paltrow.
Kështu ka qenë pikërisht Johansson, e cila ka treguar në lidhje me eksperiencën e saj në këtë rol.
Roli juaj në “Iron Man 2” ka qenë impenjativ nga ana fizike. Të është dashur të bëjë përgatite të veçantë për të interpretuar përkrah Iron Man?
Sigurisht. I jam nënshtruar një diete që përmban vetëm proteina dhe shumë ushqime bio. Sekuenca e fundit në film në lidhje me dyluftimin ka qenë me të vërtetë shumë e ndërlikuar.
Më është dashur të përgatitem për orë të tëra për shumë muaj dhe kjo falë një stërvitje tepër të vështirë.
Leksionet duhet të theksoj se kanë qenë shumë të vështira. Jam stërvitur në boks dhe në atletikë dhe duhet të them se kam punuar shumë pasi, nuk është aspak e lehtë të jesh përkrah Iraon Man.
r.b/NOA