Padova, 9 tetor, NOA - Binjakët bisedojnë që në barkun e nënës, që aty ata zënë shoqëri dhe luajnë me njëri-tjetrin.
Kështu pohon studimi i studiuesve italianë të drejtuar nga profesor Umberto Castiello, në departamentin e psikologjisë të Universitetit të Padovas, i cili ka mundur të zbulojë një lloj të lojës në barkun e nënës për binjakët që i çon ata drejt njohurive reciproke.
“Shoqërizimi nis që në fillim të zhvillimit, - thotë Castiello, - e mund të bëhet në të ardhmen, një faktor që do të merret parasysh në vlerësimin e zhvillimit të një embrioni, një zhvillimin jonormal të trurit i cili mund të ndodhë edhe në të vërtetë nëpërmjet një reduktimi të këtij instinkti”.
Hulumtuesit analizuan pesë grupe të binjakëve në shpresën e ringjalljes së ndonjë shenje ndërveprimi midis tyre, me ndihmën e ultratingujve 4D, një teknikë që ju lejon të shikoni një lëvizje shumë të saktë të fetusit.
Dhe studimi tregoi sesi bebet që ende nuk kishin lindur, ishin gati për të bashkëvepruar në mënyrë shoqërore, për shembull, duke imituar shprehjet e fytyrës së njëri-tjetrit, njësoj siç bëjnë pasi lindin, me nënën e tyre.
n.e/NOA