English

Studimi: Kur sheh një të sëmurë, aktivizohet më mirë sistemi imunitar

Vankuver, 9 tetor, NOA – Kjo që jemi duke thënë tani, është njësoj si historia e njeriut që shkon te dentisti, por sa e sheh atë, harron që i dhemb dhëmballa.

Dhe duket se të njëjtin efekt, si pamja e dentistit, shkakton për shëndetin e njeriut, edhe pamja e një njeriu të sëmurë.

Kështu pohon një studim i fundit i realizuar nga ekspertët e universitetit të “British Columbia” në Vankuver të Kanadasë.

Sipas tij, të shohësh një person të sëmurë, shkakton një mbrojtje të madhe për sistemin tonë imunitar, pasi ai ka aftësi të prodhojnë një substancë që shkakton mbrojtjen e trupit, interleukin 6.

Konkretisht, për të arritur në një përfundim të tillë, ekspertët kanë matur përqendrimet e lëndës “interleukin 6” në gjakun e një grupi vullnetarësh pasi u janë treguar atyre fotografitë e njerëzve të sëmurë dhe personave të armatosur me një armë.

Dhe kanë vënë re sesi sasia e prodhimit të kësaj lënde, tek ata ka qenë më e lartë.

n.e/NOA

KOMENTE