English

Të shtëna në shkollë, dy fëmijë mbeten të plagosur

Kaliforni, 9 Tetor 2010 NOA - Dy fëmijë mbetën të plagosur nga të shtënat e armëve të zjarrit që u dëgjuan në ambientet e një shkolle fillore në Carlsbad, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një burrë u arrestua si rrjedhojë e kësaj ngjarjeje. Teatër i këtij agresioni ishte Kelly Elementary School në Carlsbad. Instituti u evakuua menjëherë.

Prindërve të 450 studentëve të shkollës iu komunikua të qëndronin në një park aty pranë.

Policia pasi arriti të kapte personin e parë të dyshuar, tashmë është vënë në kërkim të të dytit dhe bëhet fjalë për një burrë me flokë gri, i cili mbante veshur dhe një palë syze dielli.

r.b/NOA

KOMENTE