Itali, 11 tetor NOA - Rritet alarmi në lidhje me mjekët. Brenda vitit 2018 do të mungojnë rreth 22 mijë të tillë, por duke filluar që nga 2012 do të fillojë të ndihet ky fakt në pensionet dhe në punësimet e reja.
Kështu flitet shumë në prospektivë dhe kjo në lidhje me diplomimet në mjekësi dhe kirurgji.
Kështu shqetësimet janë bërë të ditura nga e përditshmja e shëndetit “Sanita”. Sipas të dhënave, nga 2012 deri 2018 thuhet se mjekët do të reduktohen me një shifër prej 22 mijë të tillë.
Bazuar gjithmonë në këtë plan, në vitet në vazhdim do të kalohet nga 3,7 mjekë aktivë për 1 mijë banorë, në 3.5 mjekë aktivë për 1000 banorë dhe kjo kundrejt një mesatareje evropiane prej 3,1 mjekësh aktivë.
r.b/NOA