English

Alergjitë, vaksinohuni 4 vjet, që të mbroheni për 8 vjet nga simptomat

Milano, 10 tetor, NOA – Mjafton të vaksinoheni kundër alergjive për katër vite rresht që të mbroheni nga simptomat e tyre për tetë të tjerë.

Këtë lajm e ka publikuar sot një studio specialistësh italianë që studiojnë efektet dhe mbrojtjen nga alergjitë.

Specialistët italianë kanë e kanë eksperimentuar këtë tek 60 pacientë të cilët ishin alergjikë ndaj pluhurit.

Këta pacientë të ndarë në grupe janë monitoruar për 15 vite rresht.

Sipas studiuesve tek pacientët e trajtuar për 4-5 vjet me vaksina kundër alergjive, përmirësimet kanë ardhur për tetë vjet me radhë, ndërsa për pacientët e trajtuar për tre vjet, specialistët thanë se ata rezultuan të mbrojtur ndaj alergjive për shtatë vjet.

mit/NOA
KOMENTE