English

Arrestohen dy shqiptarë në Prizren, dyshohet trafik armësh

Prizren, 10 tetor, NOA – Dy qytetarë nga Shqipëria janë ndalur në Prizren nga Policia e Kosovës. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se ndalimi i tyre është bërë në fshatin Vermicë të Prizrenit.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në makinën e tyre, tip “Micubishit”, punonjësit e Policisë së Kosovës kanë gjetur një sasi prej 243 fishekësh. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se dyshimet e para të policisë kanë të bëjnë me trafikun e armëve, pasi mendohet se shtetasit nga Shqipëria kanë pasur qëllim shitjen e fishekëve.

Në dëshmitë e para që kanë dhënë në polici, dy shtetasit, kanë deklaruar se fishekët do të përdoreshin në aktivitetin e organizuar nga gjuetarët e Drenasit në Kosovë.

Ata kanë pretenduar se janë ftuar në këtë gjueti nga Shoqata e Gjuetarëve të Drenasit.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se pas hetimeve paraprake Prokuroria e Kosovës ka vendosur mbajtjen në paraburgim të dy personave. Ndërkohë që nuk është bërë i ditur identiteti i tyre për arsye hetimi. Procedurat hetimore ndaj tyre do ta vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE