English

Berisha: Rama të kërkojë falje për gjykatën, çdo amendament i PS do votohet

Dropull, 10 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Dropulli se mazhoranca do të votojë çdo amendament që do të sjellë Partia Socialiste për ligjin e Gjykatës Administrative.

Por kreu i qeverisë ka kërkuar nga kreu i PS-së që të kërkoj falje për mos votimin e ligjit më parë në Kuvend. Ai ka hedhur poshtë dhe pretendimet e kryesocialsti Rama se ligji për Gjykatën Administrative u kritikua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Deklaratat e kreut të qeverisë u bë mbrëmjen e djeshme gjatë inagurimit të një ujësjellësi në Dropull.

“Ajo çka unë mbetem i sinqertë është se veprimi i kryetarit të PS-së për të mos votuar ligjin është jashtëzakonisht i rëndë dhe nuk ka gjë më të mirë, sesa kur bëhet një gabim, të korrigjohet, sepse është në interesin jetik të çdo njeriu që të korrigjojë gabimet. Por t’u thotë qytetarëve se nuk e votova atë për inat të Sali Berishës, sepse po ta votoja do i jepja një gjykatë në dorë, është, po të përdorim një shprehje popullore, si t’u tregosh përralla me mbret”, tha Berisha.

Kreu i mazhorancës ka theksuar se është në pritje të propozimeve të PS-së, për të cilat ka shtuar se nuk beson të jenë kundër normave dhe Kushtetutës.

“Ftesa ime është që zotëria i tij të rishohë qëndrimin dhe ta votojmë ligjin, kur të dojë. Të sjellë çdo amendament që të dojë. Unë, paraprakisht, kam besim se ata nuk do të sjellin amendamente në kundërshtim me parimet dhe t’i votojmë. Kjo është ajo që mund të them, pra, i gjithë komenti”, tha kreu i qeverisë.

Berisha ka theksuar dhe një herë se akuzat e Ramës se ligji nuk u votua pasi nuk ka qenë në rregull nga pikëpamje ligjore nuk janë të mjaftueshme.

Ai ka theksuar dhe një hërë SHBA-të nuk mund të financonin një ligj që i jepte pushtet më shumë sesa duhet ekzekutivit në kurriz të gjykatave.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tek Partia Demokratike, tek qeveria e Sali Berishës dhe tek Sali Berisha partnerin strategjik më të rëndësishëm në vend, por dhe më gjerë. Por, nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk investojnë asnjë qindarkë për t’i dhënë drejtësinë ekzekutivit”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE