Tiranë, 10 tetor 2010 NOA - Analistët e Ticonderoga Securities, në kontakt me disa ndërmarrje aziatike të cilat furnizojnë Apple, kanë pohuar dhe theksuar të dhënat relative për versionin e ri të iPad me ekran prej 7 polësh, i cili pritet të hidhet në treg në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Sipas përshkrimeve të para të mbledhura nga Ticonderoga Securities, iPad-i do të ketë një lidhje me Mini ose Micro USB (një veçori e pazakontë për prodhuesit e Apple) dhe një memorie të brendshme deri në 128GB.
Analistët e Ticonderoga Securities kanë pohuar se modeli i ri i iPad-it me ekran 7 polësh do të zëvendësojë atë aktual me display prej 9.7 polësh.
r.b/NOA