English

Dëshmi nga e kaluara: Misteri i Li Ching-Yun - njeriu që jetoi 256 vjet

Pekin, 11 Tetor NOA - Sipas "The New York Times" dhe "Time Magazine" të 6 majit të vitit 1933, Li Ching-Yun vdiq në një moshë të pabesueshme, 256 vjec. Ai rriti 180 pasardhës nga 23 gra të cilat vdiqën para tij. Kjo është historia e mistershme e njeriut që ka jetuar ndonjëherë kaq gjatë.

Li Ching – Yun lindi në Szechwan, një krahinë në Kinë, në të cilën edhe vdiq. Në moshën 10 vjeçare, Li mori një edukim të përshtatshëm për kohën dhe udhëtoi më pas në Kansu, Shansi, Tibet, Annam, Siam dhe Manchuria, lokalitete kineze, ku punoi për mbledhjen e bimëve mjekësore.

Pas kësaj përvoje, sipas "The New York Times" për nja njëqind vjet, Li ka shitur bimët e tij. Është thënë se një ditë udhëheqësi i Perandorisë Pei-Wu Fu shkoi në shtëpinë e tij për të pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së tij dhe përgjigja ishte: "Mbaj zemrën e qetë, ulu si një breshkë, ec i gëzuar si një pëllumb dhe fli si një qen".

Burimet lokale të kohës ishin të habitur nga fakti se Li Ching-Yun kishte pamjen e një njeriu të fortë, pavarësisht moshës së tij. Dëshmitarë të kohës kanë thënë që e kujtonin atë që nga fëmijëria e tyre, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se ai ishte një mik i gjyshit të tyre. Në vitin 1930 Wu Chung-Chien, një profesor në Minkuo University ka gjetur disa regjistra që vërtetonin lindjen e Li në vitin 1677. Të dhëna të njëjta dëshmojnë faktin se qeveria kineze ka uruar Li për ditëlindjen e 150 -të dhe të 200 -të të tij.

Lind pyetja? Vallë Li ka harruar vitin e lindjes së tij? Dhe si është e mundur që qeveria kineze ia ka njohur të gjitha këto vite? Sipas Librit Gines të Rekordeve, njeriu që ka jetuar më gjatë ishte francezi Jeanne Louise Calment, i cili vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeç dhe 164 ditë.

A është e mundur që një qenie njerëzore jetoi aq gjatë me një shëndet të mirë? Për momentin nuk i është dhënë ende një përgjigje kësaj pyetje, megjithatë kjo histori është me të vërtetë interesante.

a.e./NOA

KOMENTE