English

Kanceri i gjirit, kimioterapia e zgjatur në kohë, të zgjat jetën

Genova, 10 tetor, NOA – Gratë që kanë tumor në gji mund të jetojnë shumë më gjatë, në qoftë se vazhdojnë dhe e zgjasin kimioterapinë edhe pasi kanë përfunduar kontrollin e sëmundjes.

Janë plot 11 studime, që mbrojnë këtë rezultat, njëri prej të cilëve i ndjekur nga doktoresha Alessandra Gennari në spitalin Galliera të Genovës në Itali, dhe që kanë konfrontuar kimioterapi më të shkurtra në kohë me ato të zgjatura në kohë.

Kjo përballje rezultatesh është realizuar në 2300 gra që vuanin nga kanceri i gjirit metastatik.

Sipas specialistëve, gratë që e kishin zgjatur kohën e kimioterapisë kishin efekte progresive kundrejt kancerit në gji, që shënonte rënien e normës së ecurisë së tumorit me 34% dhe uljen e ritmit të vdekshmërisë me 9%.

mit/NOA
KOMENTE