Kore, 10 tetor, NOA - Me një paradë të madhe ushtarake Korea e Veriut ka festuar 65 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të vendit.
Parada në kryeqytetin Phenian u ndoq nga diktatori Kim Jong II, i cili ishte në shoqërinë e djalit të tij Kim Jong Un.
Ky konsiderohet si pasardhës i mundshëm i të atit që është shumë i sëmurë. Para gati dy javësh Kim Jong Un ishte dekoruar me titullin Gjeneral me katër yje dhe ishte zgjedhur në udhëheqjen e partisë.
Koreja e Veriut është vend njëpartiak nën drejtimin e një fronti të bashkuar të udhëhequr nga Partia Koreane e Punëtorëve (PKP.
Qeveria e vendit ndjek ideologjinë quqhe (juche) të vetëmjaftueshmërisë, e ideuar nga ish-kryetari i vendit, Kim Ir-Seni.
Pas vdekjes së tij, Kim Ir-Seni u shpall President i Amshueshëm i vendit. Quqheja bë ideologjia zyrtare shtetërore kur vendi nxori kushtetutë të re më 1972, ndonëse Kim Ir-seni ishte mbështetur në ideologjinë quqhe për të hartuar politika qysh në vitin 1955. Zyrtarisht republikë socialiste, Koreja e Veriut cilësohet nga shumë media të huaja të jetë diktaturë totalitare staliniste. Kim Jong - Il dhe Kim Ir-Seni kanë ndërtuar rreth tyre kulte personaliteti.
Për shkak të natyrës sekrete të qeverisë dhe ngurrimit të saj për t’i pranuar të huajt, Koreja e Veriut konsiderohet sot si vendi më i izoluar në botë. Sekretari i tanishëm i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKP-së dhe udhëheqësi i forcave të armatosura është Kim Jong.
NOA/DV