English

Kosovë, ndalohet një person me 100 mijë euro dhe 55 telefona

Kosovë, 10 tetor, NOA - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se i ka bllokuar një personi 55 telefona dhe mbi 100 mijë eurove. Shuma e madhe e parave i është bllokuar një personi që donte të udhëtonte drejt Turqisë nga Aeroporti i Prishtinës.

Personi në fjalë nuk i kishte deklaruar asnjërën “mallrat” që kishte me vete dhe për këtë arsye paratë dhe telefonat janë ndaluar nga punonjësit e Doganës së Prishtinës.

Ligji kosovar për Doganat detyron çdo person që hyn e del jashtë Kosovës të deklaroi posedimin e parave nëse shuma e tejkalon vlerën 10 mijë euro.

Doganat e Kosovë njoftojnë se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

NOA

KOMENTE