English

Kujdes nga çiklistët në Nju Jork, janë ...”tapë”

Nju Jork, 11 tetor NOA - Një çiklist njujorkez në shtatë është i dehur dhe 5% e tyre kanë qenë duke dëgjuar muzikë në momentin që kanë pësuar një aksident në rrugët e Nju Jorkut.

Kërkimi i Nju Jork Post bazohet mbi 143 çiklistë të cilët janë shtruar në spitalin e Bellevue Hospital mes muajit dhjetor 2008 dhe dhjetor 2009.

Rreth 76 % e tyre në momentin e aksidentin nuk mbanin të veshur kaskën mbrojtëse, 13 % ishin të dehur dhe 5 % dëgjonin muzikë.

Hetimi më pas ka precizuar se rreziku kryesor këtyre aksidenteve kanë qenë mbi të gjitha autoveturat.

r.b/NOA

KOMENTE