Paris, 10 tetor, NOA – Panairi i makinave luksoze në Paris këto ditë ka nxjerrë në pah zhvillimet e fundit në teknologjinë e makinave, por edhe në luksin e tyre.
Supriza e makinave këtë here ka qenë prezantimi i “Ferrari SA”. Modeli kabriol ka çuditur admiruesit, jo vetëm për format dhe luksin mbresëlënës, por edhe për çmimin.
“Ferrari SA” kushton 400 mijë euro dhe ka qenë nga makinat më interesante dhe më të shtrenjta në sallon.
Por prodhuesit e kanë kuptuar që e kanë tepruar pak me zerot pas çmimit, ndaj për të mos pësuar dështim, si pasojë e krizë ekonomike, kanë prodhuar vetëm një numër të
limituar.
Në treg janë hedhur vetëm 80 ekzemplarë të këtij modeli. Por shifra e hedhur në treg e ka bërë dhe më interesante kureshtjen e miliarderëve.
Raportohet se të gjitha makinat e këtij modeli janë shitur.
a.k/NOA