Mantova, 10 tetor, NOA – Ishte një prostitutë, gruaja që solli në jetë një fëmijë në orët e vona të natës së djeshme në një mjedis të agroturizmit dhe më pas e fshehu foshnjën e sapolindur në një lavatriçe.
Sikundër shkruan edhe gazeta e qytetit, babai i foshnjës kishte bërë një tentativë për vetëvrasje.
Gazeta e Mantovës bën me dije se foshnja është mirë me shëndet.
Lidhur me ngjarjen, policia e Mantovës ka vënë në pranga Viorel Cristean, babai i foshnjës dhe gruan me të cilën bashkëjetonte, Miahaela Cristea, nëna e foshnjës.
Gruaja e cila, mbrëmjen e të mërkurës ishte ende në orët e saj të punës si prostiturë edhe pse ishte shtatzënë në muajin e nëntë, ishte goditur dhunshëm dhe vjedhur nga një klient i saj.
mit/NOA