English

Njoftim nga Lëvizja Socialiste për Integrim

Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë nesër në orën 17:00 tek tek "Pallati i Kongreseve" Konventen e LSI-së për Tiranën. Pas zgjedhjes se strukturave te reja drejtuese sipas parimit "Nje anetar nje Vote", LSI do të zhvilloje neser Konventen e pare per përgatitje per zgjedhjet lokale të 8 Majit.

Në fjalën e rastit Kryetari i LSI-së z. Meta do të ndalet gjerësisht në situatën politike që po kalon vendi, organizimi i LSI-së në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore, dhe rolin e LSI-së në proceset integruese të vendit.

Gjatë fjales se tij, Lideri i LSI-se, z. Meta do te ndalet gjeresisht tek krijimi i koalicionit zgjedhor dhe tek vlerat qe ofron LSI-ja per fitoren e Bashkise se Kryeqytetit.

Transmetimi do të bëhet me Regji qendrore, ndaj është e nevojshme që operatorët e televizioneve të pajisen me: Fisha dhe me BNC

KOMENTE