Frankfurt, 10 tetor, NOA - Panairi ndërkombëtar i librit në Franfurt mbyll dyert sot. Në ceremoninë e mbylljes së kësaj veprimtarie do të ndahet edhe çmimi i paqes për tregti të librit gjerman, të cilin për këtë vit e merr shkrimtari izraelit David Grosman.
Fjalën e rastit e mban ish i ngarkuari për Stazin Joachim Gauck. Në ceremoninë festive në kishën e Paulit pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Gjermanisë Christian Wulff.
Në panairin më të madh në botë për librin prezantuan botimet e tyre 7500 shtëpi botuese nga 111 vende. Vendi mysafir për këtë vit ishte Argjentina.
NOD/DV