Beograd, 10 tetor, NOA – Gjatë protestës së homoseksualëve në Beograd janë shënuar një sërë incidentesh. Mediat ndërkombëtare raportojnë se është rrahur në mënyrë brutale njëri nga organizatorët e paradës së homoseksualëve, Boban Stojanoviç. Ndërkohë që është gazetari Xhejms Kirçik i një agjencie ndërkombëtare. Gazetari është goditur në kokë teksa po fotografonte një grup kundërshtarësh të paradës.
Policia është përpjekur të shmang në përplasja me protestuesve që ishin kundër paradës së homoseksualëve dhe në momentin që këta të fundit po përpiqeshin të shpërthenin kordonin e policisë, është goditur dhe gazetari.
Në rrugët e Beogradit janë vendosur forca të shumta policore. Rrugët kryesore të qytetit janë mbyllur nga ora katër e mëngjesit. Pritet që në paradë të marrin pjesë rreth 1 mijë vetë. Organizatat e djathta në Serbi kanë kërkuar ndalimin e tubimit.
NOA