English

Pronari i një fabrike inertesh gjen vdekjen nga tensioni i lartë elektrik në Krujë

Krujë, 10 tetor 2010 NOA - Një 48 vjeçar nga qyteti i Krujës ka gjetur vdekjen pasditen e sotme teksa kontrollonte pas një defekti, linjën e tensionit 6000 kilovolt tek fabrika e materialeve të inerteve në pronësi të tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës Sulejman Hoxha, pronar i një fabrike inertesh në Halil të Krujës ka qenë duke punuar në fabrikën e tij, kur edhe ka noddhur defekti elektrik.

Hoxha duke qenë se në ato moment nuk kishte në punë elektricistin që mund t’i riparonte defektin, është munduar të ndërhyjë vetë në rrjetin elektrik, pa ditur se një pakujdesi e vogël mund t’i merret edhe jetën. Si

Hoxha ka hyrë në kontakt me tensionin e lartë 6000 kilovolt që kalonte në afërsi të fabrikës dhe menjëherë një shkarkesë elektrike i ka marrë jetën.

Në afërsi të 48 vjeçarit ka patur edhe punëtorë të fabrikës të cilët edhe kanë lajmëruar të afërmit e tij dhe njëkohësisht policinë e Krujës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke kryere ekspertizën.

Të dhënat e siguruara nga ana e policisë që ka marrë në pyetje punonjësit e pranishëm në çastet fatale, kanë konkluduar edhe më të dhënat e ekspertizën që kanë dalë në përfundimin se ka qenë një pakujdesi e pronarit të fabrikës që ka dërguar atë të vihej në kontakt me rrymën elektrike që i ka marrë edhe jetën.

a.b/NOA

KOMENTE