Milano, 10 tetor, NOA – Një taksist 45 vjeçar është shtruar në koma në spital, pasi u rrah keq nga një i ri, për shkak se shkeli me makinën e tij një qen, duke e lënë të ngordhur në vend.
Agresori i tij, ishte një 31 vjeçar, i cili ishte i fejuari i pronares së qenit.
Burime zyrtare pohuan se agresori u arrestua pasi tentoi të vriste taksistin.
Pas incidentit në fjalë, taksisti 45 vjeçar ndaloi makinën e tij duke dalë nga për të kërkuar falje për ngjarjen, por në atë çast një i riu 31 vjeçar e ka shtyrë me forcë duke e hedhur në asfalt.
Mësohet se nga rënia taksisti kishte përplasur keq kokën dhe më pas kishte humbur ndjenjat.
Sipas policisë ai u shtrua në urgjencën e Milanos e më pas hyri në një gjendje kome.
Sipas dëshmitarëve qeni, i cili ishte i zgjidhur nga zinxhiri, kishte kaluar në mënyrë të befasishme rrugën, që po përshkonte taksisti, i cili nuk kishte mundur dot të devijonte për të mos e shkelur.
mit/NOA