English

Shpëtimi i minatorëve kilianë pas të mërkurës

Të 33 minatorët që kanë mbetur të mbyllur prej më shumë se dy muajsh në një minierë në shkretëtirën kiliane Atacama pritet nga e mërkura të dalin në sipërfaqe lart mbi tokë. Ministri i minierave Laurence Golborne bëri të ditur se deri atëherë do të stabilizohet pjesa e sipërme e ashensorit në formë tubi 622 metra e thellë.

Minatorët duhet të hyjnë secili në këtë ashensor 65 centimetra të ngushtë nga gjerësia dhe do të tërhiqet më pas lart mbi sipërfaqe. Ekipet e shpëtimit kishin avancuar ditën e shtunë me depërtimin e tubit ashensor për minatorët e mbetur brenda. Presidenti i Kilit Sebastian Pinera i entusiazmuar u shpreh:

"Në qoftë se shohim që dalin 33 minatorët nga thellësia e tokës në sipërfaqe dhe përqafojnë gratë e tyre, fëmijët, nënat dhe baballarët e tyre, atëherë jam i sigurtë se ky do të jetë një moment i lumtur që nuk krahasohet as me arritje ekonomike ose me një mrekullli tjetër në punë".

Më shumë se 1000 gazetarë nga e gjithë bota do të jenë aty kur të ndodhë shpëtimi me të vërtetë i minatorëve, të cilët qysh më 5 gusht kishin mbetur brenda nga një shembje në minierën e arit dhe bakrit në San Jose Copiago.

NOA/DV
KOMENTE