English

Stainberg: SHBA inkurajon dialogun Athinë-Shkup

Washington, 10 tetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Athinën dhe Shkupin, që të intensifikojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), një zgjidhje, që sipas ministrit të Jashtëm Plotësues, Xheims Stainberg do të ishte në dobi të dy vendeve.

“Në mbështesim përpjekjet e bëra deri më tani nga negociatori Nimiç dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara”, - tha Stainberg në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai vlerësoi rolin dhe përpjekjet e Greqisë lidhur me integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Vlerësojmë mbështetjen e fortë që kryeministri grek, Jorgos Papandreu po jep për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe besojmë që do të gjenden rrugët për realizimin e këtyre objektivave”, -u shpreh për VOA-n, ministri i Jashtëm Plotësues i SHBA-ve.

Lidhur me vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton javën e ardhshme në Beograd, Prishtinë dhe Sarajevë, zoti Stainberg tha se qëllimi i kësaj vizite është rikonfirmimi i mbështetjes, që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit Perëndimor.

Sipas Stainberg, fakti që zonja Klinton nuk do të vizitojë Tiranën në këtë tur të sajin në Ballkan ka të bëjë me axhendën e ngjeshur të Sekretares Amerikane të Shtetit.

mit/NOA
KOMENTE