Ka mjaftuar vetëm një telefonatë që Chichester City të bënte pjesë në historinë e futbollit. Një telefonatë me anë të së cilës, një nga drejtuesit e klubit ka shkarkuar nga detyra e tij teknikun Mark Poulton dhe diçka e tillë ka ndodhur teksa ndeshja vazhdonte të luhej.
Skuadra po fitonte me rezultatin 2-1 kundër rivalëve të Redhill në një ndeshje të Sussex Charity Cup, falë një dy-golëshi të Graham Gillman, kur Poulton u shkarkua me anë të celularit.
“Nga njëra anë e telefonit Gary Ëalker, drejtor i klubit, gjatë pjesës së dytë më telefonoi për të më thënë se isha i pushuar nga puna”, - shpjegoi ende në mënyrë të habitur ish trajneri i ekipit.
r.b/NOA