English

Turqia i kërkon Gjermanisë përkrahje për pranimin në BE

Ankara, 10 tetor, NOA - Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan i ka kërkuar kancelares Angela Merkel që të vazhdojë të mbështesë vendin e tij në bisedimet për pranimin në Bashkimin Evropian.

Gjermania ka "një pozicion të rëndësishëm në BE", dhe duhet të vazhdojë me mbështetjen e saj, tha Erdogan pas një takimi me Merkelin në Berlin. Procesi i pranimit nuk duhet të ngadalësohet.

Merkel tha se bisedimet e pranimit vazhdojnë të zhvillohen si është rënë dakord, "me rezultat të papërcaktuar". Njëkohësisht ajo siguroi Erdoganin se do të ndërmjetësojë në çështjen e kontestueshme të Qipros.

Turqve që jetojnë në Gjermani, Merkel i kërkoi të pranojnë ligjet dhe kushtetutën dhe të mësojnë gjuhën gjermane. Nga ana tjetër turqve do u ofrohen shanse të barabarta.

NOA/DV

KOMENTE