English

“Urimi” i numrave, 10/10/2010, fluks martesash në të gjithë botën

Uashington, 10 tetor, NOA – Ndodh vetëm një herë në 1 shekull që data e muajit të jetë e njëllojtë me atë të ditës së dhe të vitit. Këtë rast nuk kanë dashur ta humbasin mijëra çifte në të gjithë botë, të cilët kanë zgjedhur sot të bëjnë ceremoninë e kurorëzimit të dashurive të tyre.

Sipas një raporti të mediave amerikane janë rreth 39 mijë çifte që kanë zgjedhur 10 tetorin e këtij viti për tu martuar.

“Një 10-të e përsosur e përsëritur tre herë, duket se është urimi më i mirë për shumë çifte”, shkruan revista “Spose”, e cila e cilëson si rekord numrin e madh të martesave në këtë fundjavë.

Ndërkohë fati që mund të sjellin për çiftin tre 10-tat duket se ka përfshirë gjithë botën.

Las Vegas, vetëm një kishë ka prenotuar sot rreh 150 martesa. Një shifër rekord kjo për drejtuesit fetare.

Ndërkohë, edhe në Malajzi është parashikuar që sot të martohen 1600 çifte, duke besuar te mbarësia që do t’u sjellë numri 10.

Martesa të shumta janë parashikuar edhe në shumë vende të botës.

a.k/NOA.

KOMENTE