Tiranë, 11 Tetor 2010 NOA - Nokia E-Cu është prototipi i celularit që është realizuar nga dizajneri londinez Patrick Hyland, në gjendje për tu karikuar vetë duke qëndruar në xhep.
Kështu, ajo kthen nxehtësinë trupore në energji elektrike falë një gjeneratori termik të integruar në miniaturë.
Celulari dallohet për pjesën e tij prej bakri, me një efekt të veçantë që të kujton tokën e thatë.
Natyrisht që dizajneri është bazuar vetëm në paraqitjen e jashtme të tij, pa u shqetësuar në aspektet teknike të ndryshimit të energjisë termike.
r.b/NOA