English

12 kuriozitete për flokët dhe thonjtë që ndoshta ju nuk i dini

Tiranë, 12 Tetor NOA - 1. Si flokët, ashtu dhe thonjtë janë pjesët më të "gjalla" të trupit tonë.

2. Çdo ditë mesatarisht çdo person humb 60-100 flokë. Ky numër ndryshon shumë nga personi në person, por edhe nga stinët, shtatzënia sëmundjet, mosha. Pra, nëse mendoni se ju jeni duke humbur më shumë se 100 flokë në ditë, filloni të shqetësoheni.

3. Flokët e meshkujve kanë një diametër dy herë më shumë se ato të femrave; megjithatë diametri varet edhe nga raca njerëzore apo lloji i flokëve.

4. Çdo flok është në gjendje të suportojë një peshë prej 100 gram.

5. Thoi që rritet më shpejt është ai i gishtit të mesit. E për të qenë më të saktë ai i dorës që përdorni më shumë. Për më tepër, shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me vetë gjatësinë e gishtërinjve.

6. Në çdo centimetër katror të lëkurës tonë ka aq shumë qime sa në një centimetër katror të lëkurës së një shimpanzeje. Njeriu nuk është pra kështu "i zhveshur" si mund të besohet. Kjo. për shkak se shumica e qimeve janë aq të vogla dhe të holla, sa nuk mund ti shohim me sy të lirë. 7. Biondët kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve përcakton dendësinë e flokëve në kokën tuaj. Një person ka një mesatare prej 100 mijë zhardhokë që janë të aftë për të prodhuar rreth një duzinë flokësh gjatë rrjedhës së jetës sonë. Biondët kanë 150 mijë zhardhokë, ndërsa flokët e kuq janë ata që kanë flokë më pak, rreth 86 mijë zhardhokë. 8. Thonjtë e duarve rriten 4 herë më shpejt se ato të këmbëve. Kjo për shkak se thonjtë që përdoren më shumë, rriten më shpejt. 9. Jetëgjatësia mesatare e çdo floku është 3 deri në 7 vjet. 10. Ju mund të humbni deri në gjysmën e flokut tuaj para se dikush t’ju bëjë me dije.

11. Flokët, siç është vërtetuar dhe gjetjet arkeologjike, nuk mund dekompozohen edhe pas vdekjes. Ata nuk mund të shkatërrohen nga uji, ndryshimi i klimës dhe janë rezistente ndaj shumë acideve dhe kimikate.

12. Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup.

a.e./NOA

KOMENTE