Lezhë, 11 tetor 2010 NOA – Një burrë në moshë të thyer ka gjetur vdekjen sot si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në Tale të Lezhës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktima është Gjergj Makaj, rreth 70 vjeç, lindur e banues në fshatin Tale.
Aksidenti ndodhi ndërsa tre automjete u përfshinë në ngjarje në momentet kur një kamionçinë me targa të Shkodrës u përplas me një mjet tip fuoristradë me targa Tirane që drejtohej nga Ndue Përgega dhe më tej me një zetor.
Në këtë të fundit gjendej viktima Makaj i cili nga goditja pësoi plagë vdekjeprurëse. Kurse i plagosur rëndë ka mbetur dhe drejtuesi i fuoristradës, Ndue Përgega.
Policia tha se po heton si shkak të aksidentit, parakalim të gabuar nga ana e kamionçinës ndaj ndaloi drejtuesin e saj Pjetër Ndreu.
a.b/e.r/NOA