English

Benzina do prodhohet nga gruri, plehrat bujqësore e letra

Romë, 11 tetor, NOA Shumë shpejt benzina mund të prodhohet nga gruri, mbeturinat e bujqësisë dhe industritë e letrës.

Një ekip hulumtuesish në Evropë në bashkëpunim me kompanitë bio-teknologjike private janë duke punuar për të gjetur se si të degradojnë lignocelulën, e përbërë nga lignina dhe celuloza, e cila e bën më të fortë atë në qelizat e pemës bimore.

Hulumtuesit janë hedhur në gjurmët e mikroorganizmave, të cilët janë të aftë për të thyer molekula komplekse, e cila mund të shndërrohen në energji.

r.b/NOA

KOMENTE