English

“BOBOK”, fiton festivalin evropian të teatrit “Kosovainfest”

Prishtinë, 11 tetor, NOA/Milena Selimi - Është mbyllur mbrëmë skena e festivalit “Kosovainfest”, e cila u mbajt në Prishtinë prej datës 3 tetor e deri më 10 tetor, ku morën pjesë tetë trupa teatrore nga Evropa, Shqipëria dhe Kosova dhe Maqedonia.

Juria vlerësoi si shfaqjen më të mirë “BOBOK”- Poloni”, të romancierit të madhe rus Fjodor Dostojevski dhe regji nga Grigori Lifanov.

Për regjinë më të mirë u nderuan një grup regjisorësh të shfaqjes nga Italia “SEIGRADI”, me bashkautorë Arbib, Luca Brinch, Maria Carmela Milan, Pasquale Tricoci, Dario Salvagnini dhe Roberta Zanardo, regjia nga Kompania Santasangre.

Aktori më i mirë i festivalit u nderua Shkumbin Istrefi nga Kosova për shfaqjen “Beselam pse më flijon”, nga Teatri Kombëtar i Kosovës, me regji të Fatos Berishës dhe autor Rexhep Qosja.

Aktorja më e mirë e festivalit nderohet Eftiola Laçka nga Shqipëria, për rolin e saj në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf”, e realizuar nga Teatri Kombëtar i Tiranës, në regjinë e Kushtrim Bekteshit dhe autor Edward Albee.

Shpërblimi special i jurisë shkoi për shfaqjen “Ditari i një të çmenduri”, nën regjinë e Hanna Rudolph dhe me autor shkrimtarin rus Nikolai Gogol.

Çmimi special i ndarë nga Drejtori i festivalit, Teki Dervishi shkon për regjisorin e shfaqjes “Besëlam pse me flijon” me regji të Fatos Berishës.

“Kosovainfest” është themeluar në vitin 2004, nga dramaturgu, Teki Dervishi.

Në të pestë edicionet e tij, ka pritur 38 teatro nga vende të ndryshme të Evropës, me 42 performanca.

m.s/mit/NOA
KOMENTE